ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Garancia e dyshekëve Dormeo

Prodhuesi ofron garancine 1 vjeçare per mbulesen e dyshekut, zgjatje te garancise per mbulesen e dyshekut Dormeo vetem nese ai eshte perdorur se bashku me ristelat Dormeo, te cilat rrisin cilesine e perdorimit te produktit. Vlera e garancise per mbulesen e dyshekut te perdorur me ristela Dormeo eshte 2 vjet. Në varësi të dyshekut keni garanci deri në 15 Vjet për përmbajtjen e tij.

Deklarata e garancise:

  1. Prodhuesi ofron garancine 1 vjeçare per mbulesen e dyshekut.
  2. Prodhesi ofron zgjatje te garancise per mbulesen e dyshekut Dor-meo vetem nese ai eshte perdorur sebashku me ristelat Dormeo, te cilat rrisin cilesine e perdorimit te produktit. Vlera e garancise per mbulesen e dyshekut te perdorur me ristela Dormeo eshte 2 vjete
  3. Prodhuesi garanton qe produkti do te ruaj cilesite e tij dhe do te funsksionoj njesoj gjate gjithe kohezgjatjes se garancise. Prodhuesi garanton gjithashtu qe klienti do te perfitoje benefitet e produktit nese do te ndjek instruksionet dhe keshillat e dhena me poshte.
  4. Prodhuesi garanton qe do te riparoje te tera demtimet qe do te kete produkti gjate periudhes se garancise. Nese shitesi nuk eshte ne gjendje te riparoje demtimin, ai do te riparohet nga prodhuesi.
  5. Prodhuesi ne kete menyre merr persiper te riparoje ose te zevendesoje dyshekun ne rast te nje difekti prodhimi. Riparimi i demit behet ne nje afat 45 ditore qe nga dita e reklamimit te tij nga klienti.
  6. Reklamimi i demit duhet te paraqitet me shkrim nga klienti. Gjate reklamimit te problemit, klienti duhet te dorezoje kopjen e fatures se blerjes, e cila verteton ate. Klienti duhet te dorezoje dhe kopjen e garancise per dyshekun e blere me te dhenat perkatese.
  7. Klienti nuk duhet te grise etiketen ne pjesen e poshtme te dyshekut me te dhenat e prodhimit. Keto te dhena jane te nevojshme dhe duhet te jepen nga klienti gjate paraqitjes se ankeses me shkrim.
  8. Prodhuesi eshte i detyruar te siguroje pjese kembimi per dyshekun dhe 3 vjete pas mbarimit te garancise.
  9. Kjo garanci eshte e vlefshme qe nga dita e blerjes se produktit.

Kjo garanci nuk eshte e vlefshme ne rastet e meposhtme:

  1. nese ka demtime fizike qe vine nga mosrespektimi i instruksioneve te perdorimit;
  2. ne rast te demtimeve qe vine nga faktore te huaj (te shkaktuara nga bleresi ose nje pale e trete, keqperdorimi, neglizhenca);
  3. nese klienti nuk paraqet kopjen e fatures se blerjes dhe garancine e dyshekut gjate berjes se reklamimit te demit;
  4. nese stampa me te dhenat e prodhimit qe ndodhet poshte dyshekut eshte gerisur nga dysheku duke mos patur mundesi per shikimin e tyre;
  5. nese klienti ka blere permasen e gabuar te dyshekut dhe e ka hapur ate

Kujdes:

  1. Kur dysheku perdoret sipas instruksioneve materiali i brendshem nuk ndryshon. Fortesia dhe lartesia tolerohen te levizin me 15% gjate perdorimit normal te tij. Kjo vjen si pasoje e pershtatjes se materialit me trupin dhe jo si difekt per kthimin apo zevendesimin e tij.
  2. Me permasat e dyshekut (gjatesi, lartesi dhe gjeresi), ka nje toler-ance ± 2% si pasoje e materialit elastic perberes, sidomos ne cepat e dyshekut. Kjo tolerance konsiderohet nje dukuri normale dhe jo nje difekt prodhimi pasi nuk sjell humbjen e asnjeres prej karakteristikave qe ai ka. Ky ndryshim mund te vije dhe pas perdorimit per nje kohe te gjate te dyshekut.
  3. Dysheku nuk eshte rezistent ndaj zjarrit, per kete arsye nuk duhet te perdoren material te cilat jane te ndjeshme ndaj nxehtesise mbi te.
  4. Ne rastet e ankeses me shkrim, Studio Moderna Albania ka te drejten te kontrolloj e vertetoj demin dhe shkakun e tij, me pas te marri vendim.
  5. Difektet e prodhimit qe hasni direkt me blerjen e produktit duhet te behen brenda 30 diteve qe nga dita e blerjes.
  6. Kjo flete garancie nuk merr parasysh ankesat ndaj problemeve qe vine nga mosrespektimi i instruksioneve te perdorimit. Ne raste te tilla ankesa do te refuzohet.
  7. Ri-masni permasat e krevatit tuaj para se te hapni dyshekun.

Instruksionet e perdorimit dhe mirmbajtjes se produktit:

  1. Dysheku Dormeo eshte i paketuar me vakum, per tju mundesuar lehtesi ne transport dhe higjene maksimale. MOS PERDORNI objekte te mprehta per te hapur dyshekun pasi mund ta grisin ate nga brenda.
  2. Dysheku duhet te hapet PATJETER brenda 30 diteve nga dita e blerjes.
  3. Dysheku Dormeo merr formen e tij 15 minuta pas hapjes, por ju duhet te prisni se paku 6 ore para se ta perdorni. Gjate kesaj kohe dysheku duhet te rri i shtrire ne nje siperfaqe horizontale.
  4. Kur e vendosni dyshekun Dormeo mbi ristela, pjesa e dyshekut me fije karboni, argjendi ose pjesa me material memory, duhet te qendroj ne pjesen e siperme.
  5. Produkti eshte prodhuar per tu perdorur ne hapsira te mbyllura me nivel relative te lageshtise 40% deri 60%. Ju rekomandojme ajrosje te dhomes dhe ekspozim te dyshekut ne ajer te paster. Gjate ajrosjes ju lutemi te hiqni carcafet nga dysheku.
  6. Gjate 6 muajve te pare te perdorimit, ndryshoni pozicionin e kokes me te kembeve. Kjo per te stabilizuar materialin e brendshem.
  7. Shmangni perdorimin e dyshekun ne rrjeta metalike dhe ne pllaka druri. Keto siperfaqe jane te papershtatshme pasi nuk lejojne ajrosjen
  8. Perdoreni dyshekun me ristela te cilat te pershtaten me permasat e dyshekut, gjithashtu te kene hapsira midis tyre per te mundesuar qarkullimin e ajrit dhe ajrosjen maksimale te tij. Ne ju rekomandojme ristelat Dormeo.
  9. Produkti nuk duhet te perdoret ne ambjente me lageshti. Menjano-ni perdorimin e tij ne ambjente te tilla.
  10. Per dysheket me zinxhir ne nuk rekomandojme qe shtresa te lahet me shpesh se 1 here ne vit. Ne nuk rekomandojme larjen me dore, dhe hekurosjen.
  11. Qe te ruani sa me mire mbulesen e dyshekut ne ju rekomandojme kellefat e dyshekeve. Ju rekomandojme mbrojteset e pambukut, an-tialergjike ose me mendafsh per mosdepertimin e ujit qe Dormeo ka.

INSTRUKSIONET E HAPJES: