ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Higjenë

çdo 2 vite

ndyshoni jastëkun tuaj

Më shumë se

12 MILION NJERËZ

flenë me jastëk dormeo

Si të zgjedhim jastëkun perfekt?

A ju kujtohet se kur e keni ndërruar për herë të fundit jastëkun tuaj? Ndoshta ka ardhur koha për një jastëk të ri?

Qetësia dhe relaksi vijne pasi ju të mbështesni kokën në një jastëk të rehatshëm dhe një sipërfaqe të butë e të këndshme pas një dite të gjatë e të lodhshme. Dormeo ofron produkte të cilat plotësojnë kërkesat tuaj: nëse ju jeni një nga ata persona të cilët preferojnë një ambjent të freskët, një ambjent të ngrohtë apo jeni të apasionuar pas produkteve me përbërje natyrale.

Të gjithë jastekët Dormeo janë krijuar për të siguruar mbështetjen e duhur gjatë gjumit.

  • Do të sigurojnë pozicionin e duhur për shpinën.

  • Përshtaten me pozicion tuaj të gjumit.

  • Të gjithë jastëkët tanë janë hipoalergjik, sepse ne kujdesimi për shëndetin tuaj.

Zgjidhni jastëkun në varësi të formës

Jastëk klasik

Mbushja e jastëkëve klasik është kryesisht me material mikrofibër të avancuar Wellsleep® ose mikrofibra Tencel®. Disa nga jastekët janë me fibra bamboo, lesh ose mëndafsh. Jastekët kanë mundësinë e përshtatjes së lartësisë, sipas kerkesave tuaja. Gjithashtu ato mund të lahen.

Jastëk anatomik

Këta jastëk kryesisht janë me materail viskozelastik memori. Forma speciale e tyre dhe materiali memori garantojnë mbështetjen e duhur për kokën, qafën dhe shpatullat dhe ndihmojnë në qetësimin e trupit. Këta jastëk do t'ju ofrojnë rehati dhe relaks gjatë gjumit.

Zgjidhni jastëkun sipas pozicionit të gjumit

  • Për personat që flenë me shpinë

    Personat që flenë me shpinë kanë nevojë për jastëk mbështetës. Jastëku duhet të sigurojë pozicionin e duhur për shpinën dhe mbështetjen e duhur për kokën, qafën dhe shpatullat.

  • Për personat që flenë në anë

    Nëse flini anash është e rëndesishme që koka të qëndroj në një pozicion, ja pse ju duhet një jastëk i fortë dhe i lartë. Jastëku duhet të ndihmojë trupin për të ruajtur një pozicion natyral.

  • Për pesonat që flenë me bark

    Nese ju preferoni te flini me bark ju duhet nje jastek i ulet dhe i bute i cili do te ruaj pozicionin e duhur per shpinen. Ju duhet te zgjidhni nje jastek te drejte me mbushje mendafsh ose mikrofiber.

  • Për personat që ndryshojnë pozicionin gjatë natës

    Nëse ndryshoni pozicionin tuaj të gjumit shpesh gjatë natës, ju duhet një jastëk fleksibël që të jetë i rehatshëm për personat që flenë me bark, shpinë ose anash. Zgjidhni një jastëk të butë me fortësi mesatare i cili i përshtatet çdo pozicioni gjumi.

Gjeni jastëkun tuaj

  • Merrni një vizore.
  • Qëndroni afër me murin. Sigurohuni të qëndroni në të njëjtin pozicion siç shtriheni në dyshek.
  • Puthisni kokën me murin dhe me një vizore masni hapësirën që krijohet ndërmjet. Kjo është hapësira të cilën duhet ta mbush jastëku.
  • Blijini vetes një jastëk të mirë Dormeo.
  • Pasi të keni jastëkun, vendoseni ndërmjet murit dhe kokës. Jastëku i cili është i duhuri për ju do të jete ne vije te drejte me koken dhe qafen. Kjo do tju siguroje mbeshtejten e duhur per koken, shpinen dhe qafen.

Anash:

Gjatësia juaj:

Lartësia e jastëkut:

195cm plus = Mbi 15cm
185cm - 195cm = 13cm - 15cm
175cm - 185cm = 12cm - 13cm
165cm - 175cm = 11cm - 13cm
155cm - 165cm = 11cm - 12cm
145cm - 155cm = 10cm - 12cm
135cm - 145cm = 9cm - 10cm
Less than 135cm = 7cm - 8cm

Me shpinë:

Gjatësia juaj:

Lartësia e jastëkut:

195cm plus = 10cm - 15cm
185cm - 195cm = 10cm - 13cm
175cm - 185cm = 10cm - 12cm
165cm - 175cm = 9cm - 12cm
155cm - 165cm = 8cm - 11cm
145cm - 155cm = 7cm - 10cm
135cm - 145cm = 7cm - 10cm
Less than 135cm = Nën 8cm

Nëse hapësira që keni matur është me e vogël se 8cm shikoni këto jastëk:

 

Jastëku Klasik Octasmart Premium

Jastëk Klasik Octasmart Premium me material memori Octaspring®, për mbështetje të personalizuar dhe më shumë freski. Ky jastëku është i kthyeshëm duke ju lejuar të zgjidhni midis anës më të butë dhe më të fortë. I disponueshme në përmasë standarte 50x70 cm.

I përshtatshëm për çdo pozicion gjumi.

Më shumë

Jastëku Anatomik ALOE VERA

Jastëku Anatomik ALOE VERA V3 është projektuar për të gjithë ata që kërkojnë funksionin anatomik në jastëkun e tyre. Ju mund të rregulloni individualisht lartësinë dhe butësinë e jastëkut sipas deshirës për ti dhënë mbështetjen e duhur kokës dhe qafës në të njëjtën kohë gjatë gjithë natës.

I përshtatshëm për personat që flenë anash dhe me shpinë.

Më shumë

Jastëkun anatomik Dormeo Octasmart

Zbuloni komoditetin suprem me jastëkun anatomik Dormeo Octasmart me material memory Octaspring® me vrima dhe bërthamë Ecocell®, ofron përshtatshmëri, qarkullim optimal të ajrit dhe mbështetje të shkëlqyer. I përshtatshëm për ata që flenë në shpinë ose anash. Përmasa e jastëkut 35x55cm.

I përshtatshëm për personat që flenë anash dhe me shpinë.

Më shumë

Jastëk klasik Begonia

Begonia një jastëk klasik i thjeshtë, që ofron rehati dhe mbështetje që ju nevojitet për pozicion sa më të shëndetshëm të qafës dhe një gjumë të mirë. Mbushur me mikrofibra Wellsleep® për butësi të plotë, ajrosje maksimale dhe i reziston natyrshëm lagështirës, ​​aromave dhe njollave. Mbushja mund të shtohet ose hiqet për të dhënë lartësinë dhe qëndrueshmërinë që dëshironi. Përmasa e jastëkut është 50x70cm dhe lahen në lavatriçe në 40°C.

I përshtatshëm për çdo pozicion gjumi.

Më shumë

Nëse hapërsira e matur është ndërmjet 8-10cm shikoni këto jastëk

 

Jastëk My Comfortable Klasik

Rifreskoni dhomën tuaj të gjumit me jastëkun e rehatshëm nga Dormeo. Mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep® për një ndjenjë të plotë, me push dhe mbështetje të personalizueshme për të siguruar që qafa, shpatullat dhe shpina të jenë të shëndetshme dhe pa dhimbje. I lehtë, i ajrosshëm dhe lahet për më shumë higjienë. Me përmasa 50x60 cm, është projektuar për t'iu përshtatur të gjitha stileve të gjumit - me shpinë, anash ose me bark - dhe t'u sjellë të gjithëve një gjumë më të mirë gjatë natës.

I përshtatshëm për çdo pozicion gjumi.

Më shumë

Jastëku Air+ Smart

Jastëku Air+ Smart me teknologjinë Octaspring® Dormeo është krijuar për t'u përshtatur me çdo pozicion gjumi. Dizajn 2në1, njëra anë klasike dhe tjetra anatomike. Ju mund të rregulloni lartësinë e jastëkut sipas kërkesave tuaja personale. Përmasa 40x60cm dhe i përshtatshëm për të gjitha pozicionet e gjumit. Lahet në 40°C.

I përshtatshëm për çdo pozicion gjumi.

Më shumë

Jastëk Siena klasik

Jastëk klasik Siena i butë, i ngrohtë, shumë komod dhe mund të përdoret gjatë gjithë vitit. Jastëku është me material mikrofibër për tu përshtatur në mënyre perfekte. Ideal për të gjitha pozicionet e gjumit. Lahet në 60 ℃, temperaturë që shkatërron marimangat e pluhurit. Përmasa 50x70 cm.

I përshtatshëm për çdo pozicion gjumi.

Më shumë

Jastëk Dormeo 3në1 Adapt

Jastëk Dormeo 3në1 Adapt është plotësisht i personalizueshëm pasi përbëhet nga 2 jastëk të brendshëm me fortësi të ndryshme brënda 1 mbulese me mbushje brënda. Është perfekt për çdo pozicion gjumi sepse mundëson rregullim të lehtë të lartësisë dhe qëndrueshmërisë për mbështetjen e duhur. Komoditeti dhe ajrosja sigurohen me fibra Wellsleep® dhe mbulesë pambuku dhe Airx në pjesën anësore. Lahet plotësisht në 40°C.

I përshtatshëm për çdo pozicion gjumi.

Më shumë

Jastëk Klasik Freskues

Netë të parehatshme për shkak të nxehtësisë, tani nuk keni pse të shqetësoheni sepse Dormeo ka sjellë përsëri produktin e shumë kërkuar! Jastëku freskues, i dizajnuar posaçërisht për ditët e verës, ka brenda një shtresë me xhel, për t’ju siguruar freski gjatë gjithë natës. Po ashtu, ka edhe anën klasike, për ditët e ftohta. Është i mbushur me mikrofibra WellSleep® për butësi dhe rehati. Përmasa 50x70cm.

I përshtatshëm për çdo pozicion gjumi.

Më shumë

Nëse hapërsira e matur është më e lartë se 10cm shikoni këto jastëk

 

Jastëk Klasik Octasmart

Jastëk klasik me dizajn unik me material memori Octaspring®, i cili siguron rehati dhe përshtatje të përsosur me qafën dhe kokën. I disponueshëm në përmasë klasike 50x70cm.

I përshtatshëm për personat që flenë anash dhe me shpinë.

Më shumë

Jastëk klasik Memosan

Jastëk me material memory. Ju në mënyre individuale mund të rregulloni lartësinë sipas dëshirës tuaj. Me veti antialergjike dhe ajrosen lehtësisht. Mbulesë e cila hiqet dhe lahet në 60°C.

I përshtatshëm për çdo pozicion gjumi.

Më shumë

Gjithashtu mund të shikoni edhe setet Jorgan + Jastëk

 

Produktet Dormeo prezantohen përgjatë gjithë vitit dhe janë të njohur për vetitë dhe materialet që kanë. Koleksionet sigurojnë mundësi për të zgjedhur më lehtë produktet të cilat kanë të njëjtat veti dhe avantazhe.

Jorgan dhe Jastëk AdaptiveGO

Super i butë, cilësi premium, i përdorshëm gjatë gjithë vitit falë teknologjisë inovative termo-rregulluese. Kur keni vapë ju freskon, kur keni ftohtë ju jep një përqafim të ngrohtë. I lehtë, shumë i ngrohtë dhe lehtësisht i ajrosshëm. 3 ngjyra të mrekullueshme: gri, krem dhe mente. Seti tek 140x200 + 1 jastëk + çantë, seti dopjo 200x200 + 2 jastëk + çantë.

Të përshtatshëm për çdo pozicion gjumi.

Më shumë

Produkte Aloe vera

Produktet Aloe Vera ajrosen lehtësisht, janë hipoalergjike dhe të buta. Përdoren gjatë gjithë vitit. Jastëku është ideal për çdo pozicion gjumi. Ju mund të rregulloni lartësinë e jastëkëve dhe butësinë në varësi të kërkesave tuaja. Prodhuar me material special mikrofibër dhe aloe vera. Lahen deri në 60°C.

Të përshtatshëm për çdo pozicion gjumi.

Më shumë

Set Jorgan & Jastëk Embossed

Seti 3-në-1 përfshin një jastëk dhe jorgan me cilësi të lartë, secili i mbushur me mikrofibra Wellsleep® për volum dhe rehati. Mbulesat e stampuara japin një pamje të veçantë, moderne në jeshile të butë ose të bardhë klasike, ndërsa trajtimi CleanEffect® i mban të freskëta dhe higjienike. Jastëku dhe jorgani lahen në 60°C, me përmasë jorgani 140x200cm ose 200x200cm. Seti vjen me një çantë të përshtatshme për ruajtje.

Të përshtatshëm për çdo pozicion gjumi.

Më shumë