ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Shtresë Memory Warm & Cool

Vlerësoni këtë produkt
SKU: 99-1000198690
Photo
Video
-70%

Përmirësoni përvojën tuaj të gjumit me një shtresë të re që është krijuar posaçërisht për të gjitha stinët. Njëra anë ju ndihmon të mbani të freskët në muajt e nxehtë, ndërsa tjetra ju ngroh kur është më ftohtë. Material memory me 3 zona komode ju ndihmon të bini në gjumë më shpejt dhe të zgjoheni të freskët, AirX System & CleanEffect për higjene maksimale.

Shtresë Memory Warm & Cool

Çmimi: Nga 17,990 Lekë Deri në


Oferta: Nga 5,397 Lekë Deri në

Për më shumë zgjidhni një opsion.
Na telefono në: 04 451 44 40
Detajet e produktit

Si mund të bëjë një shtresë shtratin tuaj edhe më të mirë

Një shtresë është një mënyrë e shpejtë, e thjeshtë dhe e përballueshme për të përmirësuar çdo sipërfaqe gjumi, nga një divan i vjetër me gunga apo një dyshek i vjetër i pakëndshëm. Shtresa do të shtoje rehatinë dhe mbështetjen, dhe shtresat Dormeo, kanë veçori që i bëjnë ato edhe më efektive.

 

Termorregullimi, për një gjumë të mirë gjatë natës

Ka shumë përbërës për një gjumë të mirë gjatë natës, dhe nje nder to është edhe termorregullimi i mirë - mbajtja e trupit tuaj në temperaturën e duhur për të rënë në gjumë, për të qëndruar në gjumë dhe për tu zgjuar i qetë dhe i freskët.

 

Dy anë, për të gjitha stinët

Risi e shkëlqyer e shtresës Dormeo Warm & Cool Memory është se ofron një rehati maksimale gjatë gjithë vitit.

  • Njëra anë me fibra Tencel™ Lyocell, të bëra nga bimë eukalipt. Ky material i mrekullueshëm ka aftësi të shkëlqyera në përthithjen e lagështisë, duke lejuar ajrosjen për t'ju mbajtur të thatë dhe të freskët kur koha është e ngrohtë. Fibrat Tencel™ Lyocell janë natyrshëm hipoalergjike, zvogëlojnë rritjen bakteriale dhe aromat e pakëndshme, shumë e butë dhe e këndshme në prekje që ndihet shkëlqyeshëm në lëkurat e ndjeshme.
  • Ana tjetër është krijuar posaçërisht për muaj më të freskët, duke e mbajtur trupin  të ngrohtë, kështu që ju të mund të shijoni lehtësisht një gjumë të plotë gjatë gjithë natës.

3 zona komforti

Shtresa 4 cm është me material memory  që përshtatet me formën e trupit tuaj për të siguruar mbështetjen që ju nevojitet. Tre zonat japin rehati shtesë:

- zona e kokës dhe qafës masazhohen butësisht me një zonë në formë veze,

- zona e vitheve ofron më shumë mbështetje

- zona e këmbëve jep mundesi per ajrosje maksimale me kanale ajri.

 

Higjiena për një ambient më të sigurt gjumi

Ne kalojmë shumë kohë në shtrat, kështu që higjiena është e rëndësishme. Kjo është arsyeja pse pjesët anësore të shtresës Dormeo Warm & Cool Memory  janë me material AirX System, që siguron qarkullimin e vazhdueshëm të ajrit në të gjithë pjesën e sipërme. Mbulesa hiqet dhe lahet, përmirësuar gjithashtu me trajtimin CleanEffect® për mbrojtje anti-bakteriale, anti-mikrobike dhe anti-pluhur, të cilat mund të zvogëlojnë aromat e pakendshme dhe të ndihmojnë kundra alergjive.

 

Praktike

Shtresa është e lehtë për tu mbledhur për ruajtje ose transport, është një shtresë praktike, e përballueshme për koleksionin tuaj të shtratit që ofron më shumë mundësi përdorimi në shtëpi dhe jashtë.

  • Shtrojeni mbi shtratin tuaj për rehati të menjëhershme, pa shpenzimet e një dysheku të ri
  • Përdoreni në dysheme ose ktheni një divan në një shtrat rezervë për mysafirët
  • Merreni në kamping ose mbajeni në rulot për luks të shtuar kur udhëtoni
  • Ideale për konviktet e studentëve, si një shtresë shtesë për rehati dhe higjiene në shtretërit e vjetër
Të dhëna teknike
Bërthama Memory Foam
Lartësia 4 cm
Linja Dormeo Vitality
Material Memory Po
Materiali i dyshekut Shtresë Memory
Mbulesa Cool side: 30% Tencel™, Warm side: 100% Polyester
Mbulesë Anti-Bakteriale Po
Mbulsa lahet Po
Programi Dormeo Fjetja
Zonat e fortësisë 3

Vlerësimet e klientëve (0 Vlerësime)

Nuk ka komente për këtë produkt ...

Si e vlerësoni këtë Produkt? *

1 1 yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star