- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Ndërsa ditët zgjasin dhe netët bëhen edhe më të ngrohta, është koha për të hequr jorganët e rëndë dhe për të nxjerrë batanijet e lehta, që ofrojnë mbulimin dhe ngrohtësinë e nevojshme për t'u ndjerë i sigurt dhe rehat kur bini në gjumë, dhe kështu shijoni një natë të qetë pa mbinxehje. Kjo batanije mund të përdoret edhe si mbulesë krevati për ti dhëne më shumë stil dhomës tuaj të gjumit.
Me këtë batanije, ju do të dekoroni në mënyrë të mrekullueshme çdo dhomë brenda dhe jashtë shtëpisë. Mund të përdoret si:
Blu
Jeshile
Gri
Rozë
Gri & Bardhë
Pjesa e jashtme e kësaj batanije klasike është bërë nga pëlhurë e hollë dhe e lehtë që është jashtëzakonisht e butë ndaj lëkurës. Brenda është e mbushur me mikrofibrat Wellsleep® të Dormeo-s, i njëjti material i avancuar i përdorur në jastëkët dhe jorganët më të rehatshëm. Fibrat krijojnë mijëra xhepa të vegjël ajri që japin një volum të pasur, duke bërë të mundur vetëajrosjen dhe duke lejuar që nxehtësia dhe lagështia e tepërt të largohen.
Dizajni i kthyeshëm 2-në-1 ofron njërën anë me një ngjyrë të bukur dhe elegante të lehtë, ndërsa tjetra është një nuancë e theksuar, më e errët, duke e bërë të lehtë t'i jepni shtëpisë tuaj një pamje të re. Me pesë ngjyra të ndryshme për të zgjedhur - rozë, blu, gri, jeshile dhe gri/bardhë me vija - është e lehtë të gjesh kombinimin e përsosur për çdo dhomë. Dizajni i ri i saj, shton një nivel shtesë komoditeti dhe stili dhe ndalon grumbullimin e mbushjes.
Është kaq e thjeshtë për ta mbajtur këtë batanije gjithmonë të freskët dhe të pastër, thjesht lajeni në 30°C. Batanija vjen në tre madhësi të ndryshme për çdo përdorim, 140x200 cm, 200x200 cm dhe 220x240 cm.
Linja Dormeo | Essence |
---|---|
Programi Dormeo | Salloni |