- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Ashtu si çdo aksesorë në dhomën e gjumit, edhe jastëkët duhet të lahen rregullisht dhe të zëvendësohen për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe higjienik gjumi, në të cilin mund të mbështetni kokën dhe të merrni frymë gjatë natës. Jastëku klasik Begonia kombinon dizajnin tradicional me materiale moderne dhe me cilësi të lartë për të dhënë një jastëk që do të qëndrojë i freskët, me vëmendjen ndaj detajeve që prisni nga Dormeo, ekspert i gjumit.
Çelësi për një jastëk të shkëlqyer është mbushja. Tradicionalisht kjo ishte me pupla rose ose pate, por tani ka një material që ofron butësinë dhe volumin e puplës, pa asnjë nga disavantazhet. Mikrofibrat Wellsleep® janë sekreti i vetë Dormeo-s për më shumë rehati. Duke krijuar mijëra xhepa ajri, ato ofrojnë një kombinim fitues ngrohtësie, butësie dhe mbështetjeje, si dhe rezistojnë natyrshëm ndaj lagështirës, njollave, aromave dhe mykut.
Dizajni tradicional i jastëkut klasik Dormeo Begonia është i përsosur për të gjithë ata që flenë - përmbys, anash ose me shpinë. Jastëku është me zinxhir i cili ju lejon të hiqni ose shtoni mbushjen e tij për të rregullar lartësinë dhe fortësinë sipas deshirës tuaj. Mbulesa është bërë nga një pëlhurë e bardhë e lëmuar me qepje që krijon xhepa të fryrë në sipërfaqe, të mbushura me më shumë fibra Wellsleep® për rehati më të madhe.
Jastëku mund të lahet plotësisht në lavatriçe në 40°C për higjienë maksimale dhe thahet shpejt. Me përmasë 50x70 cm, përshtatet pothuajse me të gjithë këllëfët e jastëkeve standart dhe është pjesë e koleksionit ekskluziv Dormeo Begonia , duke sjellë më shumë rehati dhe stil në dhomat tuaja të gjumit.
Linja Dormeo | Comfort |
---|---|
Programi Dormeo | Fjetja |