ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Zgjedhja e dyshekut sipas pozicionit qe flini

Zgjedhja e dyshekut sipas pozicionit në të cilin flini

Ekzistojnë 3 lloje pozicionesh fjetje  dhe mënyra sesi flemë përcakton sesa i fortë duhet të jetë dysheku jonë. Këto 3 pozicione fjetjesh janë: pozicioni i shtrirë në shpinë (supinë), pozicioni i shtrirë me stomak (pronë) dhe pozicioni anësor (latëral). Pozicioni juaj i zakonshëm luan një rol të rëndësishëm për zgjedhjen e dyshekut.

Në mund të dallojmë 3 pozicione dhe mënyra sesi flemë, përcakton sesa i fortë duhet të jetë dysheku ynë. Këto 3 pozicione fjetjesh janë: pozicioni i shrire në shpinë, pozicioni i shtrire me stomak dhe pozicioni anësor.

Zgjedhja e dyshekut sipas pozicionit në të cilin flini

Ekzistojnë 3 lloje pozicionesh fjetje  dhe mënyra sesi flemë përcakton sesa i fortë duhet të jetë dysheku jonë. Këto 3 pozicione fjetjesh janë: pozicioni i shtrirë në shpinë (supinë), pozicioni i shtrirë me stomak (pronë) dhe pozicioni anësor (latëral). Pozicioni juaj i zakonshëm luan një rol të rëndësishëm për zgjedhjen e dyshekut.

Në mund të dallojmë 3 pozicione dhe mënyra sesi flemë, përcakton sesa i fortë duhet të jetë dysheku ynë. Këto 3 pozicione fjetjesh janë: pozicioni i shrire në shpinë, pozicioni i shtrire me stomak dhe pozicioni anësor.

Në jemi të ndryshëm në shumë mënyra, gjithashtu edhe në pozicionet e fjetjes

Çdo  person fle në mënyrën e tij  dhe nuk ka ndonjë shkallë  për të përcaktuar fortësinë ideale të dyshekut.  Megjithatë disa njohuri të përgjithshme do t’ju ndihmojnë për të gjetur dyshekun me fortësinë e duhur, i cili është i duhuri për ju dhe partnerin tuaj.

Pozicioni i shtrirë në shpinë dhe anësor

Ata që preferojnë të flenë me shpinë janë ata që flenë në pozicionin supinë. Ky qëndrim ka nevojë për një mbështeje të ndryshme të trupit nga mbështetja që i nevojitet pozicionit lateral. Në pozicionin anësor (latëral) trupi ka më pak kontakt me sipërfaqen e shratit ndërsa koka qëndron më lart.

Pakica: ata që flenë me stomak (pozicioni pronë)

Njerëzit që flenë me kraharorin poshtë janë të pakët. Qëndrimi i tyre është i ngjashëm me qëndrimin e atyre që  flenë në shpinë, koka është më pranë sipërfaqjes së shtratit. I vetmi ndryshim është se këta persona e kthejnë kokën anash ose e mbështesin atë mbi krahët e tyre.

Nuk e dini se cili është pozicioni juaj i  zakonshëm? Nëse nuk jeni të sigurt se cilës kategorie i përkisni, ka dy mënyra për ta zbuluar. Të dyja janë shumë të thjeshta. Nëse flini vetëm mbani shënim rregullisht për pozicionin në të cilin zgjoheni. Ju mund ta poziciononi trupin tuaj në mënyra të ndryshme gjatë atij 20 minutëshit përpara gjumit, por pozicioni në të cilin zgjoheni tregon sesi keni qëndruar gjatë gjithë natës. Ai është pozicioni dominant.

Pyesni partnerin

Nëse nuk flini vetëm, kërkojini partnerit tuaj të vëzhgojë mënyrën sesi flini. Ai\ajo mund t’ju tregojnë pozicionin në të cilin ju flini gjatë natës.

Dysheku i artë: dysheku gjysëm i fortë

Në përputhje me opinionin mjekësor, dysheku gjysëm i fortë është më i miri për shendetin tuaj. Sidoqoftë, pozicioni në të cilin preferoni të flini duhet të merret parasysh kur vendosni nëse doni ta anashkaloni zgjedhjen e artë.

Dyshek me i fortë për përsonat që flenë në shpinë Ata që flejnë në shpinë këshillohen të zgjedhin në llojët e dyshekëve të fortë. Duke qënë se e gjithë pjesa e pasme e trupit mbështetet në dyshek, pesha e trupit përhapet në mënyrë më të barabartë se në pozicionin anësor.

Pse nuk rekomandohet përdorimi i dyshekëve shumë të butë?

Nëse dysheku është shumë i butë, pjesët e rënda të trupit do të “zhyten” në dyshek dhe kjo mund të krijojë tërheqje muskulore në shpinë.  Prandaj dysheku duhet të jetë elastik dhe të mos lejojë pjesët e trupit të zhyten duke e mbajtur pozicionin e shpinës tërësisht natyral.

Dyshek më të butë për pozicionin anësor

Personat të cilet flenë anash i nevojiten dyshekë më të butë. Pesha e trupit përqëndrohet në një sipërfaqje më të vogël të dyshekut dhe pjesa mëe madhe e peshës qëndron tek shpatullat. Dyshekët elastikë duhet të kenë një anë më të gjerë në mënyrë që trupi të “zhytet” thellë në dyshek.

Është e rëndësishme që të mbështesni kokën Distanca midis kokës dhe dyshekut është më e lartë. Prandaj nëse nuk keni një jastëk të lartë, është e nëvojshme që ju të zhyteni më shumë në dyshek në mënyrë që koka të mos jetë shumë larg nga dysheku.

Dyshek me i fortë për pozicionin e fjetjes përmbys Ata që preferojnë të flenë përmbys pra me stomak, kanë nevojë për një dyshek më të fortë sepse si në rastin e fjetjes me shpinë, pesha e trupit shpërndahet në pjesën qëndrore të tij. Në këtë pozicion, shpatullat  nuk zhyten shumë në dyshek, por nëse dysheku është shumë i butë mund të krijoje një mbështetje jo të mirë për legenin.

Çfarë dysheku të zgjidhni nëse keni dhimbje mesi? Gjumi i mirë është i paçmueshëm. Ai përcakton ditët tona, mirëqënien tonë dhe shëndetin tonë. Fjetja në një sipërfaqje  të papërshtatshme mund të shkaktojë dhimbje mesi dhe dhimbje shpine. Këshillat tona praktike mund t’ju ndihmojnë për të zgjedhur dyshekun e duhur i cili do të zgjidhë problemet egzistuese dhe do të parandalojë problemet e reja. Është shumë e thjeshtë të zgjedhësh një dyshek. Duke qënë se e njihni mjaft mirë veten tuaj, sigurisht që i njihni dhe nevojat dhe limitet tuaja, dhe e dini se çfarë është e mirë për ju. Këtu keni disa këshilla që mund ti merrni parasysh:

Mbështetja perfeke

Zgjidhni një dyshek që lejonë shpinën tuaj të qëndroje në pozicionin natyral. Nëse dysheku është shumë i fortë, shpina dhe muskujt do të tensionohen gjatë gjithë natës, ndërsa në nje sipërfaqje të butë shpina  do të zhytet shumë në dyshek. Të dyja rastet mund të shkaktojnë pasoja të dhimbshme që mund t’ju dëmtojnë shëndetin. Një dyshek i mirë mbështet shpinën, e mban atë në një pozicion natyral dhe lejon muskujt të relaksohen plotësisht. Dysheku i duhur shpërndan peshën e trupit tuaj në mënyrë të barabartë kur shtriheni. Një dyshek shumë i fortë e mbështet trupin pjesërisht ose vetëm në disa pjesë. Sidoqoftë nëse dysheku është shumë i butë nuk do t’ju sigurojë mbështejen e plotë të trupit në pjesët e duhura.

Pozicioni anësor, me shpinë apo me stomak?

Pozicioni i fjetjes përcakton se cilat pjesë të trupit do të jenë në kontakt me dyshekun dhe kush nga ato do të mbajë presionin më të madh. Nëse ju flini me shpinë, pesha e trupit tuaj përhapet në mënyrë të barabartë në një sipërfaqje më të madhe, prandaj një dyshek i fortë është zgjidhja e duhur për ju. Shpinës i nevojitet më shumë mbështetje në mënyrë që të qëndrojënë pozicionin e saj natyral. Nëse preferoni të flini anash, presioni më i madh qëndron tek shpatullat dhe tek legeni. Në këtë rast, një dyshek i fortë mund t’ju dëmtojë sepse do të ndalonte qarkullimin e gjakut në disa pika speciale të trupit. Pasojat do të jenë zgjimi dhe kthimi i shpeshtë gjatë natës. Dysheku i duhur është i butë por i aftë për të siguruar mbështetje dhe për të përshkruar format e trupit.

Nëse flini përmbys, ju duhet të zgjidhni një dyshek që shpërndan peshën e trupit tuaj mirë dhe përshkron format e trupit tuaj. Kombinimi më i mirë është një dyshek me një kore të fortë dhe një shtresë të sipërme të butë, sepse ndërkohë që pjesa e fortë mbështet shpinën dhe nuk e kërrys atë, shtresa e butë siguron rehati për muskujt dhe kyçet.

Cila është më e rëndësishmja?

Shpërndarja e peshës! Kur shtriheni në shtrat, pesha e trupit tuaj duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë në të gjithë sipërfaqjen e dyshekut. Mbështetja duhet të ndjehet në rradhë të parë në legen, në qafë dhe tek shpatullat.

Në pjesën më të madhe të dyshekëve pesha e trupit përqëndrohet në një pikeë si psh: tek të pasmet. Sigurohuni që dysheku që zgjidhni të sigurojë mbështetje në të gjithë trupin dhe lejon shpinën të qëndrojë në pozicionin e duhur gjatë gjumit.

Provojeni!

Duke qënë se të gjithë kanë preferencat të ndryshme, ju do të deshironi ta provonit dyshekun. Nëse shkoni në një dyqan dhe kaloni 10-20 minuta apo edhe 1 orë të shtrirë në të, kjo provë nuk është e mjaftueshme. Nëse flini disa javë në një dyshek, ju do të jeni të aftë të vendosni nëse është apo jo i duhuri për ju.

Prandaj tek Dormeo, ne ju japim një garanci 30 ditore dhe nëse nuk jeni të kenaqur me dyshekun, ju kthejmë plotësisht mbrapsht shumën e paguar për të. Mos kini frikë të porosisni dyshekun tuaj të preferuar në baze të përshkrimit sepse kjo është mënyra e vetme për të ditur sesa i përshtatshëm është për ju dysheku.