ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Si të ndaloni zgjimin gjatë natës dhe të parandaloni dhimbjen e shpinës gjatë gjumit?

Thuaj stop mungesës së gjumit nga dhimbjet e shpinës

A jeni një nga 70% e njerëzve që nuk mund të flenë sepse ndjeni tension në shpinë, me shumë mundësi në pjesën e poshtme? Megjithëse kjo mund të jetë rezultat i stilit tuaj të jetesës ose një problem shëndetësor, ju nuk keni pse të vuani në heshtje vetëm dhe të shpresoni se do të largohet me kalimin e kohës.

Nga vjen dhimbja juaj?

Mendoni kur ndjeni dhimbjen e shpinës. A është e pranishme gjatë gjithë ditës, apo vetëm kur shtrihesh për të fjetur? Apo ndodh në mëngjes kur zgoheni? Nëse lidhet me gjumin tuaj, atëherë zgjidhja juaj është mjaft e lehtë. Nëse nuk është kështu, këshillat e mëposhtme mund t'ju ndihmojnë të lehtësoni dhimbjen tuaj.

Kontrolloni që shtylla kurrizore të jetë e mbështetur siç duhet gjatë gjumit

Edhe pse kjo tingëllon e vështirë për t'u përcaktuar, në të vërtetë nuk është. Duhet të keni parasysh pozicionin tuaj të gjumit, peshën trupore dhe gjerësinë e shpatullave dhe ijeve, veçanërisht nëse flini në pozicionin anash.

Kur trupi juaj nuk është i mbështetur në mënyrën e duhur dhe keni ndjesinë e zhytjes në thellësi, me siguri jeni duke fjetur në një dyshek që është shumë i butë për ju ose ka arritur në fund të jetës së tij dhe duhet të zëvendësohet së shpejti. Në të dyja rastet, trupi juaj nuk ka mbështetjen e duhur.Kontrolloni pozicionin e kokës dhe qafës gjatë gjumit

Kur vjen puna te gjumi, është thelbësore që ne të jemi të vetëdijshëm për pozicionin që flemë. Mos u shqetësoni nëse gjatë natës jeni duke u kthyer sepse kjo është krejtësisht normale. Por kushtojini vemendje trupit tuaj dhe në cilën pozicion jeni kur ndodh zgjimi për shkak të dhimbjes së padëshiruar

 

  • Për ata që flenë barkas, lajmi i keq është se pozicioni juaj i gjumit është një nga ato që shkaktojnë më shpesh dhimbje shpine dhe gjithashtu dhimbje në qafë. Arsyet janë se koka dhe qafa janë tepër të ngritura dhe regjioni lumbar i shpinës shtrihet me forcë përtej kufijve normalë. Provoni të vendosni një jastëk poshtë barkut tuaj për të parandaluar tensionin. Gjithashtu, nëse keni nevojë për një jastëk poshtë kokës, provoni një më të ulët.

 

  • Në mënyrë të ngjashme, edhe ata që flenë në shpinë duhet të kenë kujdes që të mos kenë një jastëk shumë të lartë. Sa i përket tensionit në pjesën e mesit - për të mbështetur formën natyrale të shtyllës kurrizore, gjunjët e ngritura ju ndihmojnë ta mbani atë siç duhet, kështu që vendosni një peshqir të mbledhur ose vendosni një jastëk.
  • Ata që flenë në anë janë me fat, sepse në këtë pozicion ka më pak tendosje mbi shpinën tuaj, veçanërisht nëse i tërhiqni këmbët drejt gjoksit dhe vini një jastëk midis tyre.

Çfarë mund të bëni?

Nëse ndryshimi i dyshekut nuk është i mundur në këtë moment, ju mund t'i bëni ca ndryshime duke vendosur një shtresë të fortë, ose duke rregulluar qëndrueshmërinë e zgarave. Por, kuptoni se kjo zgjidhje mund të jetë vetëm e përkohshme. Nëse keni një dyshek që është shumë i fortë, keni më shumë fat, sepse shtresat e bërë me sfungjer memori, ose  materiale të tjera fleksibël, mund të jenë të përshtatshme dhe të ndihmojnë të heqin presionin e padëshiruar të pjesëve tuaja më të rënda. Kështu, jo vetëm muskujt tuaj dhe nyjet do të qetësohen, por edhe ju vet do të keni një shans më të mirë për të vendosur shtyllën kurrizore në një linjë.

Bëni vetëm 15 minuta në ditë ushtrime të rregullta

Gjatë ditës ne e ngarkojmë trupin tonë në shumë mënyra – qëndrojmë ulur për një kohë të gjatë ose qëndrojmë në këmb më shumë seç duhet, vrapojmë ndaj punëve, mbajmë objekte të rënda, kryejmë aktivitet të tepërt fizik dhe prandaj nuk duhet të harrojmë të kujdesemi për qëndrimin tonë dhe të bëjmë pushime midis aktiviteteve. Merrni 15 minuta në ditë për t'i ofruar trupit tuaj mundësinë për tu forcuar dhe relaksuar.