- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Rëndësia e dyshekut të duhur
Është shumë e rëndësishme që të flini në dyshekun e duhur, në mënyrë që t’ju sigurojë ndjesinë e rehatisë, por që gjithashtu, të parandalojë dhimbjet e kokës, qafës dhe shpinës dhe t’ju ndihmojë të mbani shpinën në pozicionin e duhur. Gjithashtu, t’ju mbrojë nga alergjitë dhe t’ju sigurojë pastërti dhe mbi të gjitha një gjumë të shëndetshëm. Fjetja në një jastëk të papërshtatshëm mund t’ju shkaktojë shumë dhimbje të ndryshme dhe të ndikojë në shëndet. Ndërkohë, mund të shkaktojë edhe efekte anësore, si depresioni apo probleme me zemrën.
Kur është koha për të zëvendësuar jastëkun?
Jastëku duhet zëvëndësuar çdo 3 vjet. Faktorë të shumtë sygjerojnë se kur është koha të ndërroni jastëkun.
Rëndësia e dyshekut të duhur
Është shumë e rëndësishme që të flini në dyshekun e duhur, në mënyrë që t’ju sigurojë ndjesinë e rehatisë, por që gjithashtu, të parandalojë dhimbjet e kokës, qafës dhe shpinës dhe t’ju ndihmojë të mbani shpinën në pozicionin e duhur. Gjithashtu, t’ju mbrojë nga alergjitë dhe t’ju sigurojë pastërti dhe mbi të gjitha një gjumë të shëndetshëm. Fjetja në një jastëk të papërshtatshëm mund t’ju shkaktojë shumë dhimbje të ndryshme dhe të ndikojë në shëndet. Ndërkohë, mund të shkaktojë edhe efekte anësore, si depresioni apo probleme me zemrën.
Kur është koha për të zëvendësuar jastëkun?
Jastëku duhet zëvëndësuar çdo 3 vjet. Faktorë të shumtë sygjerojnë se kur është koha të ndërroni jastëkun.
Dhimbja e kokës, e qafës dhe e shpinës, madje edhe e këmbëve mund të jenë pasojë e fjetjes në një jastëk të vjetër. Arsyeja për këtë, është mbështetja jo e duhur e qafës që mund të ndikojë në të gjithë shpinën. Jastëku i duhur duhet të sigurojë mbështetje të plotë për kokën dhe qafën dhe të sigurojë pozicionin e duhur për trupin.
Një jastëk i deformuar nuk siguron mbështetjen e mjaftueshme për kokën dhe qafën tuaj. Zëvendësojeni jastëkun tuaj, nëse detyroheni ta shkundni atë për të gjetur rehatinë. Ka ardhur koha të ndërroni jastëkun, nëse atij i nevojitet një kohë e gjatë për tu kthyer në pozicionin e tij të mëparshëm, pasi e keni palosur. Jastëku i duhur i përshtatet formave të kokës, duke shpërndarë peshën në shpinë, pa ushtruar presion.
Jastëkët mbledhin papastërtitë e trupit dhe lëkurën e vdekur, e cila është shumë tërheqëse për bakteriet e pluhurit, të cilat shkaktojnë alergjitë më të zakonshme. Jastëku bëhet një strehë për bakteriet, pluhurin dhe mykun, ndërkohë që frymëmarrja kontribon në një atmosferë edhe më të pashëndetshme. Këto gjëra negative mund të shkaktojnë alergji dhe astmën. Prandaj ekpertët rekomandojnë që personat që vuajnë nga alergjitë, të ndryshojnë jastëkun çdo 2 vjet. Për të minimizuar rrezikun ndaj alergjisë, edhe larja e jastëkut në ujë të nxehtë apo mbulesat që bllokojnë mbledhjen baterieve, do t’ju ndihmonin shumë.
Edhe pse nuk mund të shihni brenda një jastëku, të jeni të sigurt, që ai është bërë një ekosistem pas një përdorimi 2 ose 3 vjeçar. Duhet ta ndryshoni atë, kur vini re të meta apo deformime.
Aromat e pakëndshme mund të shkaktohen nga bakteriet, myku, kërpudhat apo djersët, dhe kjo është një shenjë që jetëgjatësia e jastekut tuaj është në fund.
Nëse nuk mund të flini mjaftueshëm gjatë natës, e shkundni dhe e ktheni jastëkun, një jastëk i ri mund të jetë zgjidhja e këtij problemi. Mungesa e cilësisë së gjumit mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore. Ne kalojmë 1/3 e jetës sonë në shtrat, prandaj është e rëndësishme që të flini në një jastëk cilësor, duke qënë se ai është çelesi kryesor për të siguruar një gjumë dhe jetë të mirë.
Jastëku im dhe unë, ka ardhur koha për ndryshim?
Njerëzit, zakonisht e zëvendësojnë dyshekun, mbulesat, dhe ndonjëherë edhe gjithë shtratin, ndërsa jastëkun e përdorin sërish e sërish. Pra, kur është koha për të ndryshuar jastëkun?
A është me gunga jastëku juaj? Nëse po, atëherë ai i ka ditët të numëruara. Që të mbështesni kokën dhe qafën gjatë natës, jastëku nuk duhet të ketë gunga.
A do ta kalojë testin e palosjes jastëku juaj? Nëse keni një jastëk të mbushur më pupla, paloseni atë në mes dhe lëshojeni. Ai duhet të kthehet në formën e tij të mëparshme ngadalë. Nëse keni jastëk sintetik, duhet të kthehet në gjëndjen e mëparshme më shpejt se jastëkët me pupla. Jastëkët memory foam janë pak më të vështirë për tu testuar. Provoni të kontrolloni nëse ai e ka ruajtur plotësishtë formën e tij origjinale. You should be able to press it in the middle but by no means all the way down.
A e mbani mend herën e fundit që ju bletë një jastëk? Nëse përgjigjia është negative, është koha që ju të blini një të ri. Ju duhet të zëvëndësoni jastëkun çdo 18 ose 24 muaj. Nëse ka kaluar më shumë kohë se kaq, konsideroni blerjen e një jastëku të ri.
Një nga arsyet kryesore që njerëzit vendosin të ndryshojnë jastëkun e tyre, është se ata shpesh zgjohen me dhimbje qafe ose shpine. Është e rëndësishme që të keni jastëkun që ju siguron mbështetjen e duhur për kokën dhe qafën tuaj. Nëse nuk keni një jastëk të tillë, mund të pësoni tërheqje muskulare, ndërkohë që ju flini. Dyshekët e parehatshëm, gjithashtu mund t’ju shkaktojnë dhimbje shpine, kështu që ndoshta është koha që të testoni edhe dyshekun tuaj.
Nëse ndjeni aroma të pakëndshme në jastëkun tua,j është koha që ta hiqni qafe atë. Aromat e pakëndshme mund të shkaktohen nga bakteriet,myku, kërpudhat apo djersët apo edhe nga grumbullimet e qelizave të vdekura të lëkurës. Freskia e jastëkut tuaj, tregohet në datën e skadencës, hidhini një sy.