- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Pasojat afatshkurtra dhe afatgjata të mungesës së gjumit
Sipas disa hulumtimeve, deri në 50% e të rriturve në të gjithë botën raportojnë se kanë mungesë gjumi. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e rënda që ka mungesa e gjumit në shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Efektet e privimit nuk ndodhin pas disa javësh apo muajsh… ato ndodhin direkt pas një nate gjumi të pamjaftueshëm. Lexoni më poshtë për të pare, pse çdo natë me një gjumë cilësor ka rëndësi.
Pasojat afatshkurtra
Efektet e mungesës së gjumit ndodhin direkt pas një nate me gjumë të pamjaftueshëm. Nëse flini më pak se 7 deri në 9 orë në ditë, jo vetëm që do të ndiheni të përgjumur ... trupi dhe mendja juaj tashmë kanë filluar të përjetojnë rreziqe të padukshme.
Pas 36 orësh pa gjumë, shëndeti dhe funksionimi juaj tashmë janë shumë ë ndikuar. I gjithë trupi juaj është nën stres, pasi rritet prodhimi i kortizolit. Ju filloni të përjetoni disbalanca hormonale që shkaktojnë ndryshime në humor dhe në oreksin tuaj. Ju nuk mund të rregulloni saktë temperaturën e trupit tuaj. Kujtesa juaj përkeqësohet, keni një hapësirë më të shkurtër të vëmendjes dhe vështirësi të tjera njohëse. Ju përjetoni lodhje dhe keni vështirësi në të folur.
Nëse qëndroni zgjuar për 48 orë, ndiheni të turbulluar, larg realitetit, nuk mund të përqendroheni dhe të mbani mend. Jeni me humor të keq dhe i irrituar. Mungesa e gjumit fillon gjithashtu të ndikojë në sistemin tuaj imunitar, sistemin mbrojtës të trupit dhe ka vështirësi për të luftuar infeksionet dhe sëmundjet. Përjetoni humbje të shkurtra të vetëdijes.
Pas 72 orësh, ju humbni aftësinë për t'u fokusuar. Keni vështirësi në mbajtjen e bisedave, nuk mund të bëni punën tuaj, proceset tuaja të të menduarit ngadalësohen dhe nuk mund të rregulloni emocionet. Aktivitetet më të thjeshta bëhen të vështira. Trupi juaj është i rraskapitur, zemra juaj mund të fillojë të rrahë më shpejt. Filloni të përjetoni depresion, ankth, paranojë ose halucinacione.
Të qëndrosh kaq gjatë pa gjumë tani bëhet jashtëzakonisht e rrezikshme. Halucinacionet bëhen më të shpeshta, paranoja rritet dhe ju mund të shkëputeni plotësisht nga realiteti. Organet e trupit tuaj ndalojnë së funksionuari siç duhet dhe rritet rreziku i vdekjeve nga aksidentet. Pas 72 orësh pagjumësie, duhet të shkoni menjëherë te mjeku. Mungesa e gjumit tani mund të bëhet fatale.
Pasojat afatgjata
Nëse jeni të privuar nga gjumi për periudha më të gjata kohore, efektet anësore bëhen shumë më serioze, madje edhe kërcënuese për jetën. Mungesa e gjumit ndikon në zemër, veshkat, metabolizmin, oreksin, kontrollin e peshës, sistemin imunitar, ndjeshmërinë ndaj dhimbjes, kohën e reagimit, humorin dhe funksionin e trurit. Me pak fjalë, ajo ndikon në gjithçka. Mungesa afatgjatë e gjumit cilësor rrit gjithashtu rrezikun për depresion dhe ankth, obezitet, diabet dhe forma të caktuara të kancerit.
Për ta përmbledhur, edhe një natë pa gjumë mund të ketë të njëjtin ndikim në funksionet motorike dhe njohëse njësoj sikur të mos flini për një ose dy ditë të plota. Kur nuk i plotësoni nevojat tuaja të gjumit për periudha më të gjata kohore, filloni të keni mungesë kronike të gjumit, i cili është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe mirëqenien tuaj……kjo duhet të jetë sinjali juaj për të filluar të bëni gjumin menjëherë prioritetin tuaj kryesor.