ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Mos e humbni gjumin për shkak të nxehtësisë

A jeni një nga ata persona që vuani për të rënë në gjumë sepse keni shumë nxehtë ose zgjoheni në mes të natës shumë i djersitur, megjithëse nuk është mesi i verës?

Djersitjet gjatë natës zakonisht nuk janë shkak për shqetësim, megjithëse ka raste që mund të tregojnë disa probleme mjekësore. Ato janë në fakt shumë të zakonshme për gratë në menopauzë, njerëzit me çekuilibër hormonal, njerëzit obezë dhe të tjera të ngjashme. Megjithatë, shpesh na ndodh që të djersitemi gjatë natës për shkak të stilit të jetesës dhe ambientit të gjumit.

Mos e humbni gjumin për shkak të nxehtësisë

A jeni një nga ata persona që vuani për të rënë në gjumë sepse keni shumë nxehtë ose zgjoheni në mes të natës shumë i djersitur, megjithëse nuk është mesi i verës?

Djersitjet gjatë natës zakonisht nuk janë shkak për shqetësim, megjithëse ka raste që mund të tregojnë disa probleme mjekësore. Ato janë në fakt shumë të zakonshme për gratë në menopauzë, njerëzit me çekuilibër hormonal, njerëzit obezë dhe të tjera të ngjashme. Megjithatë, shpesh na ndodh që të djersitemi gjatë natës për shkak të stilit të jetesës dhe ambientit të gjumit.

Përpiquni të shmangni disa aktivitete nxitëse në mbrëmje, të tilla si: pirja e alkoolit gjatë natës, ngrënia e ushqimeve pikante ose ngrënia vonë e ushqimi, ushtrimet fizike përpara gjumit dhe pirja e duhanit.

Si të optimizoni ambientin tuaj të gjumit

  • Flini në një dhomë më të freskët. Lërini dritaret të hapura gjatë natës, nëse është e mundur, ose provoni të përdorni një ventilator ose kondicioner. Temperatura optimale këshillohet të jetë ndërmjet 18 dhe 21°C.
  • Ndryshoni materialin e pixhamave me materiale që vet-ajrosen, të lehta dhe absorvuese, të tilla si pambuku, bambu, lini, Tencel, modal, fije mëndafshi, pëlhurë prej fije artificiale dhe viskoze. Rrobat duhet të jenë të gjera për të qenë sa më të rehatshme.
  • Blini një dyshek që është me system vet-ajrimi, mundësisht i përbërë nga të paktën një shtresë sustash sepse, ato mundësojnë qarkullim më të mirë të ajrit. Nëse jeni adhurues i sfungjerit, inovacioni i fundit sjell sustat me sfungjer Octaspring®, të cilat janë 8 herë më të ajrosshme se sfungjeri memori dhe sigurojnë qarkullim të mahnitshëm të ajrit, duke e freskuar dyshekun tuaj me 3°C. Patjetër që ia vlen të provohet.
  • Gjithashtu, mbulesat e dyshekut duhet të jenë të freskëta në prekje dhe të përbëra me materiale absorbuese, si fije mëndafshi dhe të ngjashme. Akoma dhe më mirë nëse përmbajnë, fije argjendi, bambu, Tencel dhe fibra të tjera që rregullojnë temperaturën. Trajtime të tilla si HeiQ ndihmojnë në rregullimin e temperaturës dhe funksionojnë në të dyja mënyrat (gjithashtu ngrohet kur nevojitet).
  • Ndryshoni shtratin tuaj me çarçafë dhe komplete krevatesh që mund të vet-ajrosen dhe të freskëta, të përbëra nga materiale të ngjashme si veshjet e gjumit.
  • Zgjidhni jorganë më të lehtë, të përbërë nga materiale që vet-ajrosen dhe që largojnë lagështinë. Sigurohuni gjithashtu që mbushja të jetë e vet-ajrosshme dhe mundësisht të lahet, p.sh. fibrat Wellsleep. Materiale të tjera të shkëlqyera janë leshi, Tencel, bambu, lini, fije mëndafshi, etj. Për ata njerëz që djersiten tepër gjatë gjumit, këto materiale do t'ju ndihmojnë të mbani veten dhe shtratin tuaj më të thatë.
  • Vendosni për një jastëk që vet-ajroset, veçanërisht nëse djersitni në kokë gjatë natës. Jastëku nuk duhet të mbajë nxehtësinë, por përkundrazi t'ju ndihmojë të freskoheni. Disa jastëk vijnë me një xhel ftohës ose janë bërë nga materiale të tjera të ajrosura, të tilla si susta me sfungjer Octaspring® ose fibra Wellsleep. Përmbajuni të njëjtave materiale si për veshjet e gjumit dhe jorganët.
  • Vendoseni gjithmonë dyshekun në një ristel dhe mbajeni kornizën e shtratit tuaj të hapur në fund, në mënyrë që të siguroni rrjedhjen e duhur të ajrit.