ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Mësoni rreth rreziqeve dhe problemeve që sjell mungesa e gjumit.

Megjithëse nuk ka prova të drejtpërdrejta që mungesa e gjumit mund të çoj deri në humbjen e jetës, ajo mund të shkaktojë shumë probleme të rrezikshme shëndetësore dhe vdekjen e parakohshme ose të rastësishme. Mungesa e gjumit është një problem serioz dhe duhet të bëni gjithçka që mundeni për ta ndaluar atë.

Mungesa e gjumit ju vret - e vërtetë apo mit

Megjithëse nuk ka prova të drejtpërdrejta që mungesa e gjumit mund të çoj deri në humbjen e jetës, ajo mund të shkaktojë shumë probleme të rrezikshme shëndetësore dhe vdekjen e parakohshme ose të rastësishme. Mungesa e gjumit është një problem serioz dhe duhet të bëni gjithçka që mundeni për ta ndaluar atë.

Mungesa e gjumit mund të jetë vdekjeprurëse

Në vitet ‘80, hulumtuesit zbuluan se minjtë e privuar nga gjumi vdisnin pas vetëm disa javësh. Edhe pse nuk ka prova të qarta se njerëzit mund të vdesin nga mungesa e gjumit, privimi i gjumit lidhet me shumë shkaqe vdekjeje. Sëmundjet kardiovaskulare potencialisht vdekjeprurëse, tumoret kancerogjene, sëmundjet cerebrovaskulare, diabeti, obeziteti dhe tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktohen nga gjumi i pamjaftueshëm. Mungesa e gjumit prek çdo qelizë dhe organ në trupin tonë.

Mungesa e gjumit rrit mundësinë e aksidenteve

Rreziku i aksidenteve fatale rritet gjithashtu shumë kur jemi të privuar nga gjumi. Edhe mungesa e gjumit në një kohë të shkurtër lidhet me situata kërcënuese për jetën dhe vdekjet e shkaktuara nga aksidentet e automjeteve ose në vendin e punës për shkak të gjykimit të dobët, koordinimit dhe kohës së reagimit. Në fakt, nëse nuk flemë për 17 orë, këto probleme janë ekuivalente me ato që përjetojmë nga niveli 0,05% i alkoolit në gjak.

Mungesa e gjumit bëhet shumë shpejt e rrezikshme

Studimet tregojnë se njerëzit që kanë fjetur 6 orë natën për 14 ditë rradhazi, performonin po aq keq në detyrat ku kanë njohuri dhe aftësitë motorike si ata që nuk kishin fjetur për dy netë rradhazi. Gjithashtu, nëse flini më pak se 6 orë gjumë në natë, keni një rrezik dhjetë herë më të lartë të vdekjes së parakohshme krahasuar me ata që flenë 7 deri në 9 orë. Megjithatë, një gjë tjetër më e rëndësishme për t'u mbajtur mend është se cilësia është po aq e rëndësishme sa sasia. Të kaloni 6 orë gjumë në një shtrat që nuk ju jep rehati, ku lëvizni, rrotulloheni osengjoheni me dhimbje, do t'ju bëjë gjithashtu të privuar nga gjumi.