ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Materiali i dyshekut duhe të ajrosët

Sa ndikojnë materialet e përdorura nga fabrikat për dyshekët në cilesinë e gjumit tonë? Cilët materiale janë më të  buta për trupin tonë? Sa e rëndësishme është zgjedhja e materialit të  mbulesave, jorganit apo jastëkut të cilët ndodhen kaq pranë lëkurës sonë?

Sa ndikojnë materialet e përdorura nga fabrikat për dyshekët në cilesinë e gjumit tonë? Cilët materiale janë më të  buta për trupin tonë? Sa e rëndësishme është zgjedhja e materialit të  mbulesave, jorganit apo jastëkut të cilët ndodhen kaq pranë lëkurës sonë

Përbërja më e mirë e materialeve për një dyshek

Kur vjen puna për cilesinë e gjumi, një  faktor vendimtar është zgjedhja e kujdesshme dhe e mirë menduar për materialin e përdorur për dyshekun. Materiale moderne, të  shendetshme dhe miqësore për mjedisin mund të gjenden edhe në treg. Zgjedhja e një  dysheku të përbërë nga material sfungjeror apo late x (gomë) që përshtatet me format e trupit tuaj, siguron mbështetjen më të mirë të mundshme për shpinën dhe legenin dhe çliron dhimbjet  e shkaktuara nga mbështetja jo e mirë e fund shpinës dhe  kyçeve, është e duhura.

Probleme që qarkullojnë si dhimbja e shpatullave, e mesit apo e gjunjëve mund të zvogëlohen me dihmën e një  dysheku foam (strukturë sfungjerore) elastik, i cili përshtatet shkëlqyeshëm në çdo skaj. Kjo zgjidh problemët në lidhje me lodhjen e gjymtyrëve apo në lidhje me plagët e lëkurës që krijohen nga ndejtja e vazhdueshme në shtrat dhe do t’ju bëjë të ndjeheni sikur po lundroni.

Zgjedhja e duhur e materialeve

Një  dyshek i mirë nuk është faktor i mjaftueshëm për të siguruar një  gjume të mire gjatë natës. Është e rëndësishme që pjesa e jashtme e tij të  jetë i përbërë nga një  material i mirë. Ne shpenzojmë 1\3 e jetës tonë në shtrat, kjo është arsyeja pse duhet të  jetë  gjithmonë i pastër dhe i rehatshëm.

Materiale duhet të jenë jetëgjatë, të riciklueshëm, antibakterial dhe të  ajrosshëm. Ato duhet të parandalojnë shtimin e organizmave të rrezikshëm dhe të parandalojë lagështinë, erën e keqe dhe valët elektrike të cilat krijojnë pluhurin, duhet të parandalojë djersitjen gjatë natës etj. Personat të cilët vuajnë nga alergjitë duhet ti kushtojnë një  vëmendje të veçantë zgjedhjes së materialit dhe të vendosin për materiale me fibra antibakterial si p.sh., karboni apo argjendi.

Fibrat argjendi parandalojnë erërat  e këqija, ndërsa fibrat e karbonit janë të lehta dhe të forta. Nëse djersisni gjatë gjumit atëherë ju duhet të zgjidhni një  material poroz i cili mund të kontrollojë nxehtësinë dhe lagështinë.

Fibrat celulozë janë edhe të riciklueshme edhe miqësore ndaj trupit, janë jashtëzakonisht  shumë të buta dhe kontrollojnë shumë mirë ngrohtësinë dhe lageshtinë.

Fibra Natyrale

Materialet me të përshtatshme në përputhje me standartet e rrepta mjedisore dhe të shendetësore kanë veti për të siguruar një  gjumë të rehatshëm dhe paqësor. Fibrat Bambu dhe Soje janë jashtëzakonisht  të  buta- edhe me shumë se pambuku. Janë të buta si mëndafsh, kanë efekte antibakteriale dhe përçojnë mjaft  mirë ngrohtësinë. Përveç kësaj, ju mund të zgjidhni midis një numri gjithnjë në rritje të fibrave të celulozës.

Fibrat e celulozës janë miqësore me mjedisin, shumeë të buta dhe sigurojnë  ruajtjen e temperaturës.

Mëndafshi dhe Kashmiri janë dy zgjedhjet me të  kërkuara. Shtimi i numrit të materialeve të reja e të freskëta si p.sh, fibrat poroze të cilat ruajnë ngrohtësinë dhe sigurojnë një ambjent të pastër dhe të ajrosur për të fjetur, lejojnë edhe një  gjume të shëndetshëm dhe të  një cilësie të lartë për produktet që lidhen me të .

Një  vëmendje të vençantë  duhet ti kushtohet të gjithe produkteve që kanë kontakt me lekurën. Edhe pse preferojmë materiale natyrale, kohët e fundit materialët artificiale janë rritur ndjeshëm, duke  qenë se ato zotërojnë të gjithe cilësitë  e materialeve natyrale, duke përfshire funksionalitetin, prakticitetin dhe krijimin e ndjesive  kur janë në kontakt me lekurën.

Mendoni përpara se të  blini.

  • Zgjedhja e një dysheku nuk është një  vendim i lehtë  për tu marrë, prandaj është e arsyeshme të mendoheni mirë përpara se të vendosni.
  • Pyesni vetën çfarë kërkoni tek një dyshek i ri.
  • Nuk jeni të kenaqur nga dysheku i vjëtër? Ju bezdis ?
  • Mendoni për zakonet personale, dëshirat dhe problemet. Si flini zakonisht: Me shpinë, anash apo me stomak? A e mbështet dysheku trupin tuaj,  ashtu si ju dëshironi?
  • A vuani vazhdimisht nga dhimbjet e mesit apo të shpinës? A ju dhembin shpatulla gjatë  natës?     Ju zë gjumi papritmas?
  • Djersisni apo ndjeheni të nxehtë  gjatë gjumit? 
  • A jeni alergjik nga pluhuri apo alergji të  tjera,vuani nga azma? Duke ju përgjigjur këtyre pyetjeve ato do t’ju ndihmojnë të zgjidhni dyshekun e duhur , i cili do t’ju sigurojë një  gjumë të mirë për një  kohë të gjatë, falë materialeve dhe gamës së gjerë të produkteve, ka një zgjidhje për çdo problem, dëshirë apo zakon personal.