- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Jastëku juaj është vjetëruar? Atëherë mirëqënia juaj është në rrezik.
A e dinit se fjetja në një jastëk të një cilësie jo të mirë mund të shkaktojë dhimbje koke, gjumë të parehatshëm, pamundësi në përqëndrim dhe padurim?
Pavarësisht nga cilësia e produkteve me të cilin është punuar, jastëkët fillojnë ti humbin karakteristikat e tyre për rreth 3 vjet. Pikërisht kjo është koha kur ata mund ta venë në rrezik mirëqënien tuaj.
Si shkakton probleme një jastëk i vjetër: Mbushja e jastëkut tashmë të vjetëruar nuk ofron më mbështetjen e nevojshme për qafën dhe muskujt e saj, prandaj ju mund të zgjoheni të lodhur dhe me dhimbje qafe në mëngjes;
Një mbushje e vjetëruar mund të mbajë shumë bakterie, që shkaktojë alergji dhe probleme me frymëmarrjen, duke kriijuar një ambjent të pashëndetshëm për të fjetur;
Mesatarisht, ne e përdorim jastëkun 8 orë në ditë dhe ai mbushet me lekurë të vdekur dhe djersë, duke nxjerrë 200-300 mililitra për natë.
Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë ndërrimin e jastëkut çdo 2 vjet. Prej leshi, pambuku, mëndafshi apo bambuje?
Tek zgjedhja e një jastëku - një produkt që do të jetë në kontakt me lekurën tonë cdo ditë - ne preferojmë materiale natyrale. Zakonisht ne zgjedhim material leshi ose pambuku, por edhe kashmiri e mëndafshi qetëson lekurën dhe na bën të ndjehemi rehat. Materialet natyrale kanë efekte të dobishme në mirëqënien tone. Edhe pse fibrat e bambusë sapo kanë filluar të bëhen pjesë e jetës sone, kanë arritur më së miri materialet e lartpërmendura në shumë anë. Nëse këto fibra janë mjaft të mirë në aspektin e butësisë, bambuja është padyshim më e mira për thithjen e ujit.
Për shumë vite, bambuja është konsideruar si material ndërtimi dhe gjithashtu është përdorur për ushqim. Në industrinë e tekstileve, përdorej shumë ndryshe nga çfarë përdoret sot - në një kombinim me fijet, vendoset tek korsetë dhe veshje të tjera, të cilat i’u nevojiten forma të caktuara. Bambuja është përdorur gjithashtu për të bërë objekte tradicionale apo rrobat tipike të Kinës.
Në krahasim më pambukun, bambuja thith deri në 60% më shumë ujë, ky është një lajm i shkëlqyer për çdo person që djersitet gjatë natës. Kuvertat dhe jastëkët me fibra bambuje janë të përshtatshëm edhe për ata të cilët vuajnë nga alergjitë dhe nuk mund të përdorin çfaredo lloj matriali. Bambuja përmban agjentë antibakterial dhe antialergjik, që ndihmon në ruajtjen e freskisë së kuvertave dhe jastëkëve për një kohë të gjatë dhe prandaj ato nuk mbajnë erë të keqe. Njerëzit të cilët irritohen nga leshi, nuk kanë pasur probleme me produktet prej bambuje.
Produktet organike dhe natyrale prej bambuje, sigurohen që të mos e irritojnë lëkurën, gjë që i bën këto produkte të përshtatshme edhe për personat me lekurë shume delikate. Fibrat e bambusë kanë edhe dy dobi të tjera që duhen përmendur - ajrosje të plotë dhe lejon trupin të mbajë të njëjtën temperaturë. Kur është ngrohtë, fibrat e bambusë zgjerohen dhe lejojnë lëkurën të ajroset. Por kur është ftohtë, fibrat tkurren dhe e mbajnë trupin ngrohtë. Kjo është arsyeja pse jastëkët ose kuvertat prej bambuje ju bëjnë të ndjeheni gjithmonë këndshëm dhe rehat gjatë çdo sezoni.
Jo vetëm miqësor me trupin por gjithashtu edhe me natyrën
Pavarësisht produktit që ne blejmë, aspekti ekologjik është shumë i rëndësishëm. Kjo është arsyeja se pse materialet miqësore me mjedisin janë më të mikpritura. Bambuja është miqësore me ambjentin për disa arsye, duke filluar me rritjen e tij apo prodhimin.
Plantacionet e bambusë rigjenerohen vetë, ashtu si bari. Edhe nëse e preni bimën e bambusë, ato do të rriten shpejtë - rreth 60 cm për ditë. Bambutë rriten shumë pranë njëra tjetrës dhe zënë një hapsirë më të vogël se, përshembull pambuku. Nuk ka nevojë për pesticide për rritjen e tyre, shumë e rëndësishme për mbrojtjen e natyrës. Një tjetër fakt i rëndësishëm, është që atyre u nevojitet më pak ujë se bimët e tjera për tu rritur. Gjatë rritjes, bambuja pastron ajrin dhe lëshon 40% oksigjen në ajër. Prodhimi nga bambuja në celulozë dhe më pas në fibra tekstile është i pranueshëm, duke qënë se asnjë kimikat që përdoret, nuk dëmton mjedisin apo shëndetin. Dhe në fund - një fibër bambuje dekompozohet 100% pas përdorimit.