- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Ne në Dormeo besojmë që ëndrrat janë një pjesë e rëndësishme e gjumit. Ato na relaksojnë, bëjnë një përmbledhje të ditës, ato gjithashtu na sjellin në vëmëndje gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën apo mund të na parashikojnë të ardhmen. Ëndrrat tona janë të fuqishme, ne thjeshtë duhet të kemi kurajo dhe interes
për të zbuluar kuptimin e tyre të vërtetë.
Nëse takoni një agjent në ëndërr kjo do të thotë që jeta juaj do të ndryshojë për mirë. Nëse shikoni që jeni agjent, kjo do të thotë që duhet të punoni shumë për të arritur gjërat që dëshironi dhe nuk keni kohë të përfundoni çdo gjë sipas dëshirës. Agjenti do të sjellë sfida të cilat mund të jenë të vështira dhe ju duhet shumë punë për të bërë.
Nëse keni parë një ëndërr që një arkëtar po ju jep para, duhet të dini që disa shpenzime të pa pritura ju presin. Ndoshta një shtëpi apo apartament. Nëse shikoni që jeni arkëtar, bëni kujdes me shpenzimet. Ju mund të blini diçka që nuk është aq e kushtueshme saç duket.
Nëse keni ëndërruar për dikë që është arkitekt apo keni parë një ndërtëse të njohur, ditë të mira do të ketë për ju. Në punë, ju do të takoni njerëz që do të jenë miqtë tuaj në të ardhmen. Fat të mbarë në shoqërinë tuaj!
Nëse jeni avokat në ëndërr, kjo do të thotë që një person është i gatshëm tju ndihmojë nëse ju duhet ndihmë.
Lëreni menjanë krenarinë, dhe përpiquni të dëgjoni të tjerët dhe të kërkoni ndihmë nëse duhet. Nëse këni parë një avokat në ëndërr, do të këni shumë situata të kundërta në jetën tuaj. Nëse po diskutoni me kundërshtarët tuaj, ka shumë mundësi që nuk do të arrini të zgjidhni mosmarrëveshjet me to. Nëse keni parë në ëndërr që avokati ka humbur një rast mbrojtje, ju duhet ti kushtoni rëndësi vendimeve që kanë të bëjnë me situatat finaciare dhe ligjore.
Nëse shikoni në ëndërr një çoban (burrë), kjo është një shenjë e mirë dhe do të keni sukses në çështjet të cilat këni në dorë për momentin. Dhe nëse shikoni shumë dele, suksesi juaj do të jetë shumë i madh. Nëse shikoni në ëndërr një çoban (femër) ju do të keni fat në dashuri!
Nëse këni ëndërruar sikur jëni një bukëpjekës, është një shenjë e mirë dhe do të këni sukses në punë. Përpjekjet tuaja më në fund do të jenë të dukshme. Përveç suksesit, përfitimet do të jenë të mëdha dhe ju do të keni mundësi të relaksoheni.
Të shikosh një dado në ëndërr nuk është një shenjë e mirë për ju apo familjën tuaj. Bëhuni gati të prisni disa problemë të cilat do t’ju bëjnë të ndjeheni keq dhe ju do të doni ti zgjidhni sa më shpejtë të jetë e mundur. Kuptoni, që familja është gjëja më e rëndësishme. Ju mund të jeni në dilemë, mund të keni një konflikt me të dashurit tuaj, gjë që do tju mërzisë. Bëni durim.
Nëse keni parë në ëndërr dajën ose xhaxhain, do të keni disa probleme me trashëgiminë. Vizitoni xhaxhain tuaj nëse marrëdhëniet tuaja janë të mira. Ai mund të sëmurët. Nëse xhaxhai juaj nuk jeton dhe ju e keni parë në ëndërr atë, pregatituni për disa probleme familjare. Ju duhet të ndihmoni, këdo që ka nevojë për ju!
Nëse keni parë në ëndërr një oficer doganor, nuk është një shenjë e mirë. Do të keni shqetësime dhe vuajtje. Nëse shikoni që ju jeni oficer doganor, ju doni të hakmerreni kundra dikujt. Megjithatë mos u përfshini nga ndjenjat e momentit, ato mund tju çojnë në rrugë të gabuar. Nëse keni parë që jeni duke i dhënë para një oficeri doganor, do të keni shpenzime të papritura. Ju ndoshta duhet ti ktheni borxhin e marrë.
Nëse jeni duke ëndërruar sikur jeni tek doktorri, do të jeni në gjëndje të zgjidhni shumë nga problemet tuaja, veçanërisht ato të cilat lidhen me shëndetin. Nëse shikoni doktorin tuaj, shëndeti i personit të cilin po mendoni do të përmirësohet. Nëse ju jeni doktorr, do të vazhdoni të keni shëndet të mirë.
Nëse këni parë në ëndërr një drejtor që nuk është në humor të mirë, do të jeni të suksesshëm në punë. Nëse ai/ajo është me humor të mirë, bëni kujdes dhe mos i tregoni sekretet e biznesit, sepse diçka e keqe mund të ndodh. Nëse ju jeni drejtor, nuk ka asgjë, çdo gjë në punë do të jetë e njëjtë si më parë. Dhe ndonjëherë kjo është gjë e mirë!
Të jesh një drejtuese kopshti është një profesion i mirë dhe personat të cilët e bëjnë këtë janë entuziast dhe të gatshëm të ndihmojnë në çdo kohë. Nëse keni parë në ëndërr një drejtuese kopshti, do të shqetësoheni. Keni shumë rrugë, por ju duhet të zgjidhni cila është e duhura për ju. Në këtë situatë, kujdesuni për veten përpara se të kujdeseni për të tjerët.
Nëse jeni duke punuar si një ekonomist, do të keni shumë mundësi të mira. Nëse keni parë një ekonomist në ëndërr, duhet të qetësoheni, sepse do të bëni progres në kursimin e parave. Ne jemi të sigurtë që shumë persona do të dëshirojnë të kenë njohuritë e një ekonomisti.
Nësë keni parë në ëndërr një elektriçist apo këni folur me një elektriçist, do të këni shumë punë për të bërë. Në të ardhmen do të përfshiheni në një situatë jo të këndshme financiare. Nësë shikoni veten si një elektriçist, qetësohuni, ju do të jeni të suksesshëm në punë dhe paga juaj do të rritet.
Të shikosh në ëndërr familjen kjo është një gjë e mirë. Kjo do të thotë që jeni të gatshëm të ndihmoni pjestarët tuaj të familjes. Ju jeni një person i fortë, shumë i dashur, dhe familja juaj e vlerëson këtë.
Sot ne jemi vazhdimisht në kërkim të një fotografi të mirë. Ato bëjnë që kujtimet tona të mbeten aty përgjithmonë. Edhe pse disa kujtime janë të bukura e disa jo, një fotograf i mirë është i vështirë për t’u gjetur.
Nëse keni ëndërruar një fotograf, ju mund të shkoni një një dasëm, dhe ju do të kaloni shumë mirë.
Nëse keni folur me një gjahtar, ju jeni i pakujdesshëm. Mos lejoni personat që ju rrethojnë t’ju bindin që të bëni dicka të cilën ju nuk doni. Plotësoni kërkesat tuaja, plus edhe të atyre që jetojnë me ju.
Nëse keni parë në ëndërr që jeni një gjahtar, apo që do të bëhëni gjahtar, kjo do të thotë që dikush ju do, por ju nuk e dini këtë.
Nëse shikoni që keni shkuar tek gjinekologu, ju jeni të shqetësuar për shëndetin tuaj. Duhet të bëni një vizitë, mund të keni probleme me shëndetin. Nëse ju jeni gjinekolog, do të keni mosmarrveshje me një mikun tuaj të ngushtë. Jo gjithmonë duhet të dini gjithcka, ka edhe sekrete.
Nëse keni ëndërruar që jeni një gjyqatar, ju do të vlerësoheni nga njerëzit që ju rrethojnë. Përsonat rreth jush do të vlerësojnë shumë mendimet tuaja. Nëse një gjyqtar ju ka dënuar, ju do të zhgenjeheni nga një person shumë i afërt dhe marrëdhënia juaj do të marrë fund.
Nësë keni parë në ëndërr gjyshin nga ana e mamit, do të jeni mirë me shëndet. Nëse keni parë në ëndërr gjyshin nga ana e babait, talenti jua i fshehtë do të dalë në dukje. Nësë i shikoni gjyshërit në ëndërr, vizitojini ata. Ata kanë nevojë për ju, dhe nësë ata nuk janë gjallë, çojini disa lule apo ndizini një qiri në varr. Ju do të ndjeheni më mirë!
Nëse keni parë një hero, apo ju jeni një hero, kjo do të thotë që ju doni të jeni një hero i vërtetë. Por bëni kujdes, ju nuk mund të arrini gjithcka që është në mëndjen tuaj. Në jetën tonë ndonjëherë jemi plotësisht të vetëdijshëm për atë që duam dhe çfarë mund të arrijmë, por edhe pse përpiqemi fort, disa ëndrra nuk mund të realizohen. Vazhdoni të ndiqni ëndrrat tuaja!
Nëse këni parë në ëndërr një kalorës, jeta juaj do të jetë e mbushur me sukses dhe arritje. Çfarë doni më shumë? Dhe jo vetëm kaq! Fati dhe suksesi do t’ju ndjekin kështu ju do të jeni në gjëndje të zgjidhni të gjitha problemet tuaja shpejt dhe thjeshtë. Paçi fat!
Nëse shikoni një kamarier, pregatituni për disa shpenzime të paparashikuara dhe humbje parash. Nëse shikoni që jeni një kamarier, shikoni të jeni më të pavarur. Jini të gatshëm të pranoni veten tuaj dhe gradualisht edhe të tjerët do tju pranojnë. Paçi fat!
Nësë shikoni një kimist në ëndërr, behuni gati për ditë jo të mira. Ju nuk e dini arsyen pse ndodhin këto gjera dhe do të jeni të mërzitur. Mundohuni të qëtësoheni, bëni durim, disa gjëra do të zgjidhen më parë seç ju mendoni. Ju gjithashtu do të mësoni disa sekrete dhe situata do të jëtë më e qartë.
Nuk është një shenjë e mirë të shikosh në ëndërr një këpucar. Mund të ndodhi qe ju të jeni në vështirësi dhe mund të dëmtoni veten dhe do ta keni shumë të vështirë për tu rikuperuar.Ju jeni të pavëmëndshëm, dhe nuk i kushtoni rëndësi disa situatave që janë shumë më të rëndësishme seç ju mendoni. Në të ardhmen, mendoni se çfarë do të bëni dhe mos u shqetësoni se çfarë do të mëndojnë të tjerët për ju.
Nëse shikoni një kirurg në ëndërr, ju mund të jeni të shqetësuar për shëndetin tuaj, dhe ka shumë mundësi që një sëmundje e vjetër t’ju kthehet sërisht. Nëse shikoni që ju jëni një kirurg, është një shenjë e mirë, ju do të jeni të sukseshëm në punë dhe personat të cilët ju i ndihmoni do të jenë mirënjohës.
Kontrollor është një person jo shumë popullor, veçanërisht për ata të cilët nuk kanë biletë. Megjithatë, nëse keni parë në ëndërr një kontrollor, mbani mënd që ditët tuaja do të jenë të mbushura më lumturi. Relaksohuni dhe shijojini.
Nësë keni parë një kopshtar në ëndërr, shumë shpejt do të jeni në një shoqëri të gabuar. Nësë shikoni kopshtarin duke punuar, pregatituni të shpenzoni para. Nësë shikoni që ju jeni një kopshtar, ju do të gëzoheni, dashuria e vërtetë ju pret.
Nësë në ëndërr keni parë një kuzhinier, ju do të keni miq të papritur, të cilët do të shkaktojnë konflikt në shtëpinë tuaj. Nëse keni parë kuzhinierin duke folur, ju do të merrni lajme për një shumë parash nga larg.
Është mirë të keni kushëri, kështu nësë keni ëndërruar për kushërinjt tuaj, do të keni marrëdhënie të mira në biznes me një nga anëtarët e familjes tuaj. Këto situata nuk janë ekzaktësisht më të suksesshmet, por në rastin tuaj, mund të jetë. Ju mund të shikoni në ditët në vazhdim.
Nëse ëndërroni që jeni në një sallon bukurie për një trajim, është një shenjë e mirë, do të thotë që keni shumë vetëbesim. Nëse shikoni që jeni make-up artist, do të keni sukses ne punë, dhe të gjitha detyrat tuaj do të jenë më të thjeshta. Mesaduket vetëbesimi, është çelësi i suksesit, kështu asnjëherë mos lejoni dikë t’ju prishë mëndjen!
Nëse keni parë në ëndërr një mekanik, do të keni disa probleme me makinën tuaj dhe tregohuni të kujdeshëm para se të bëni një udhëtim të gjatë. Nëse shikoni sikur jeni mekanik, do të keni shumë punë për të bërë në shtëpi dhe do të keni shumë shpenzime lidhur me këtë. Megjithëse, në jetë, çdo mekanik është i shqetësuar për punën e tij.
Nëse shikoni në ëndërr një mësues, ju mund të shpresoni vetëm për mirë. Ka disa probleme përpara. Por një nga miqtë tuaj, do tju ndihmojë ta zgjidhni atë. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë, miqtë tuaj janë gjithëmonë aty!
Nëse shikoni një minator në ëndërr, do të keni vizitor. Persona të pa dëshiruar do t’ju vijnë. Në pergjithësi, prisni disa probleme në punë, ndoshta mund edhe të humbisni punën. Situata do të jetë shumë e vështirë, kështu që filloni të punoni menjëherë që të mos t’ju vështirësohen punët. Nëse shikoni që ju jeni një minator, do të keni një punë të vështirë e cila do t’ju sjellë sukses dhe pak kënaqësi.
Edhe pse motra është një ndër personat më të besuar dhe më të dashur, kjo nuk është një shenjë e mirë në ëndërr. Nëse keni parë në ëndërr sikur motra juaj është e sëmurë, ëndrrat tuaja do të realizohen. Telefonoje, vizitoje atë, ajo ka nevojë për mbështetjen tuaj. Nëse e shikoni në ëndërr, si një vajzë të vogël, ju do të keni probleme me trashëgiminë. Nëse shikoni se po debatoni me motrën tuaj, do të keni probleme me disa nga familjarët tuaj.
Nëse nëna juaj jeton dhe ju e keni parë në ëndërr, juve ju duhet ndihmë në marrëdhëniën tuaj. Sepse nëna ju njeh më mirë. Nëse nëna juaj nuk jeton, është mirë të vizitoni varrin e saj, pasi ajo ka bërë shumë për ju.
Nëse keni parë në ëndërr që po puthin nënën tuaj, ju do të keni jëtë të lumtur, dhe nëse keni debatuar me të, ju do të keni probleme.
Në ditët e sotme parukierja është një domosdoshmëri. Nëse e keni parë në ëndërr, shikoni paratë, do t’ju duhet të shpenzoni më shumë se sa e kishit menduar. Mundohuni të bëni trajtime të cilat janë me të lira dhe nuk kushtojnë shumë para.
Nëse keni parë në ëndërr sikur jeni një piktor, një dashuri pasionante ju pret. Në përgjithësi, ju mund të prisni edhe një sukses në fushën e biznesit. Nëse keni parë një piktor duke pikturuar, prisni nje njohje të re e cila do t’ju sjellë momente shumë të këndshme dhe romantike. Nëse shikoni portretin tuaj në ëndërr dhe jeni të kënaqur më të, do të keni sukses. Nëse nuk jeni të kënaqur me portretin tuaj, do të keni probleme në komunikim me njerëzit që ju rrethojnë.
Të ëndërrosh sikur je një psikolog, është një shenjë që ju jeni një shok i mirë, dhe i dedikoheni përsonave që keni pranë sa herë që keni kohë të lirë. Shpesh ndodh që ju të zgjidhni problemet e të tjerëve dhe të harroni problemet tuaja. Nëse keni ëndërruar për tu bërë psikolog, do të keni disa probleme emocionale. Ju mund të mundoheni të qetësoni veten, por mund të kërkoni edhe ndihmën e miqve tuaj. Çdo gjë do të shkojë mirë, dhe ju do ti zgjidhni ato me sukses.
Në të shkuarën punëtor fabrike ka qënë një punë me më shumë rëndësi se në ditët e sotme. Ata respektoheshin dhe ishin shumë të rëndësishëm. Nëse shikoni në ëndërr një punëtor fabrike, puna juaj do të vlerësohet dhe respektohet. Punoni shumë, dhe ndiqni ëndrrat tuaja, paçi fat!
Nëse shikoni një punëtor hekurudhe në ëndërr, ju do të jeni me fat. Do të jeni të sukseshëm në jetë dhe në punë.
Nëse keni parë një punëtor hekurudhe në ëndërr shumë shpejt do të bëni një udhëtim. Mos u shqetësoni, do të jetë një udhëtim i këndshëm, dhe do të jeni shumë të lumtur.
Nëse keni parë në ëndërr një roje, ju po jetoni me frikë për një vjedhje. Nëse e keni dëgjuar një roje në ëndërr, bëni kujdes me pasurinë tuaj. Mos lejoni veten tuaj të pendoheni për diçka që nuk e keni bërë dhe që duhet ta bëni!
Ëndrrat me rrobaqepës nuk janë të mira. Ju mund të sëmureni dhe duhët të vizitoni doktorin, dhe kjo mund të shkaktojnë probleme edhe në të ardhmen. Gjeni forcë për të përballuar këtë situatë. Nuk është keq të kërkoni ndihmë, por do të jetë më keq nëse nuk do të dini ku të mbështeteni. Nësë do të jeni të shtruar në spital, mos u dorëzoni, dhe mundohuni të shkoni në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur.
Nëse shikoni në ëndërr një shitës qumështi, qetësia dhe qëndrueshmëria juaj do të jetë një sfidë më vete. Është një person në jetën tuaj të cilin ju nuk e pëlqeni shumë, por që duhet të silleni mirë me të. Ky person mund të sillet mirë në syrin tuaj, por ju duhet te jeni vigjilent dhe i fortë.
Nëse keni ëndërruar një shofer, është një shenjë e mirë, shumë nga dëshirat do t’ju plotësohen. Mëndoni çfarë është më shumë e rëndësishmë dhe fokusohuni aty. Në këtë mënyrë ju do të merrni atë që meritoni. Shijojeni dhe bëjeni jetën tuaj më të mirë, edhe për personat pranë jush!
Nëse shikoni një shoqëruës në ëndërr, dikush do të mundohet t’ju mashtrojë. Të gjithë shoqëruësit e agjensive nuk janë të mirë, kështu bëni kujdes me zgjedhjen tuaj – nëse nuk dëshironi të pendoheni më vonë. Nëse shikoni që ju jeni një shoqërues, ju do të keni ditë interesante përpara, të mbushura me argëtim dhe shoqëri të mirë. Ju do të jeni të kënaqur!
Të shikosh në ëndërr sikur je një stampues është shenjë ndryshimi. Bëhuni të kujdesshëm dhe shikoni mirë gjërat dhe njërëzit në jetën tuaj të cilët dëshirojnë diçka të re. Mos lini asgjë mënjanë, pasi do të jetë shumë e vështirë për të arritur të tjerët. Sot është dita për disa ndryshime, kështu pregatituni për sfida të reja!
Të shikosh në ëndërr stërgjyshërit është shumë mirë, kështu ju do të jeni shumë të lumtur. Prisni përfitime të mëdha dhe mirëqënie. Ju jeni person që ndihmoni të tjerët dhe tani është rradha e tyre tju ndihmojnë ju. Përveç kesaj, ju do të keni jetë të gjatë, të mbushur me sukses në punë dhe familje.
Nëse këni parë në ëndërr tezen apo hallën e cila është gjallë, ju do të keni probleme me një nga pjestarët e familjes tuaj. Mos u shqetesoni, situata do të zgjidhet, në varësi të angazhimit tuaj. Nëse keni parë në ëndërr tezen apo hallën tuaj e cila nuk jeton më, ju ndjeheni bosh ose vetëm. Pse jo mund të shkoni në varreza? Ju do të ndjeheni më mirë.
Nëse këni parë në ëndërr që jeni truprojë, jeni të shqëtësuar për sigurinë e anëtarëve të familjes tuaj dhe jëni të shqëtësuar për shëndetin tuaj. Nëse shikoni që keni një truprojë, jëni duke u marrë me punët e dikujt tjetër dhe kjo mund tju shkaktojë probleme ose mund te beni një aksident. Beni kujdes dhe mendohuni mire.
Nëse keni parë në ëndërr sikur jeni veteriner, do të keni shumë probleme lidhur me interesat e biznesit. Ju do të mërziteni dhe inatosenit për këtë, por shqetësimi nuk do t’ju sjellë asgjë të mirë. Nëse shikoni sikur keni çuar kafshën tuaj shtëpiake tek veterineri, ju jeni të shqetësuar për shëndetin e tij. Situata juaj financiare do të përkeqësohet.
Nëse këni parë në ëndërr vëllanë tuaj, behuni gati për disa mosmarrëveshje në familje. Nëse keni ndarë trashigiminë me vëllain tuaj, ndjenjat tuaja ndaj anëtarëve të familjes tuaj nuk janë gjithëmonë më të mirat, por tani ata kanë nevojë për ndihmën tuaj.Nëse ju nuk keni vëlla por keni ëndërruar sikur keni, ju keni nevojë për ngrohtësi. Nëse takoni vëllain të cilin keni kohë pa e parë, do të keni një ditë të bukur e të këndshme.
Nësë shikoni në ëndërr një zjarrfikës, dëshirat tuaja do të plotësohen, pamvarësisht rrethanave të turbullta dhe të rrezikshme. Bëni kujdes, shumë persona dëshirojnë t’ju shikojnë keq. Nëse ju jeni një zjarrëfikës, duhet të anashkaloni shoqërimet me një grup njerëzish. Ju ndoshta nuk i pëlqeni ato dhe kur diçka nuk na pëlqen nuk është mirë për ne!