- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Me siguri që ju doni më të mirën për fëmijën tuaj, duke përfshire këtu edhe të qënurit të suksesshëm në shkollë. Edhe pse kjo varet nga një sërë faktorësh, disa prej tyre edhe mund ti dini. Një nga faktorët më të rëndësishëm është gjumi, i cili varet nga dysheku i duhur.
Me siguri që ju doni më të mirën për fëmijën tuaj, duke përfshire këtu edhe të qënurit të suksesshëm në shkollë. Edhe pse kjo varet nga një sërë faktorësh, disa prej tyre edhe mund ti dini. Një nga faktorët më të rëndësishëm është gjumi, i cili varet nga dysheku i duhur.
Nëse fëmija juaj nuk po fle në dyshekun e duhur, mund të uli cilësinë e gjumit të tij. Dysheku i gabuar mund të krijojë probleme me gjumin, kjo do të shkaktojë lodhje tek ai dhe nuk do të ketë mjaftueshëm energji për ditën.
Vetitë anatomike të dyshekut janë gjithashtu shumë të rëndësishme; nëse dysheku është i një cilësie jo të mirë ose është përdorur shumë, mund të shkaktojë dhimbje qafe ose shpinë- jo vetëm tek të rriturit por edhe tek femijët. Në rastin me të keq, dysheku i gabuar mund të shkaktojë problem në rritjen dhe zhvillimin e femijes, dhe sigurishtë kjo është dicka që asnjëri nuk do ta dëshironte .
Dysheku i duhur është çelësi për një gjumë të mirë, duke qënë se i ofron fëmijeve suportin e duhur dhe një vend të sigurt për të fjetur. Prandaj është e rendesishme që dysheku të zgjidhet me kujdes dhe të plotësojë nevojat e femijës suaj. Dysheku duhët të jetë në nivelin e duhur të fortësisë; duke marre parasyshqë ose zgjidhni një dyshek të butë ose të fortë, përberja duhët të jetë mjaftueshëm e fortë, në mënyrë që të ofrojë mbështetjen e duhur. Pas një kohe të gjatë dyshekët e humbin fortësinë e tyre, prandaj është e rëndësishme të lexoni udhëzimët e fabrikës dhe të zëvëndësoni dyshekun kur të jetë koha.
Madhesia e dyshekut është gjithashtu e rëndësishme; femijët rriten shpejt prandaj duhet të siguroheni që dysheku ti përshatet gjatësisë së tij. Mos harroni të merrni parasysh gjerësinë e dyshekut. Madhesia e apartamentit dhe e dhomës së fëmijës tuaj normalisht që vendos limite në gjerësi, por duhet të merrni parasysh edhe mënyrën sesi femija juaj fle. Nëse ai leviz shpesh natën dhe rrotullohet, një dyshek i gjerë do të ishte i duhuri, në mënyrë që ti siguroni atij një vend të sigurtë dhe të përshtatshëm për të fjetur.
Vetem kur të merrni parasysh të gjithë faktorët, ju mund të zgjidhni dyshekun e duhur, i cili i siguron fëmijës tuaj një gjumë të qetë dhe falë tij, nota të mira në shkollë.
Suksesi i fëmijës suaj në mësime varet vetëm nga cilësia e gjumit që ai\ajo ben; Edhe pse gjumi është një nga faktorët kryesorë. Ju duhet gjithashu të dini se ky është faktori që mund të ndryshohet dhe improvizohet lehtësisht, në mëenyrë që të ndihmojë fëmijën tuaj të arrijë rezultatet më të mira.Nëse fëmija juaj nuk është i talentuar në matematikë, nuk mund të bëni shumë për tandryshuar këtë gje- por nëse fëmija juaj ka probleme në plotësimin e detyrave sepse nuk ka fjetur mirë gjatë natës dhe ka probleme me fokusimin e numrave, atëhere sigurisht që mund ta ndryshoni dhe duhet ta ndryshoni ! Pjesa më e madhe e fëmijëve kanë probleme me gjumin, nuk flejnë aq ore sa duhët- ata shkojnë në shtrat vonë. Ekspertët kanë venë re se kjo ndikohet nga tekonologjia; fëmijët shpenzojnë shumë kohë përpara televizorit gjatë mbrëmjes, duke lundruar në internet apo duke luajtur në kompjuter, dhe prandaj nuk flenë aq orë sa duhet. Rekomandohet që pajisjet elektronike të mos i mbani në dhomën e fëmijës apo në dhomën tuaj, të paktën gjatë mbrëmjes, në mënyrë që ata të flenë më mirë. Çdo tingull i panevojshëm apo zhurmë ndikon në cilesinë e gjumit.
Duhet të keni vënë re se si mungesa e gjumit ndikon tek fëmijët, edhe pse disa herë është e vështirë të njohësh pasojat e një mungese të vazhdueshme gjumi- ju mund edhe ti fajësoni ata për diçka tjetër gabimisht. Fëmijët të cilët nuk flenë mjaftueshëm apo nuk flenë mirë, kanë vështirësi në përqëndrim, harrojnë shpejt, kanë mungesë energjie dhe irritohen shpejt - të gjitha këto ndikojnë në uljen e nivelit të edukimit dhe të arritjeve.
Vetëm me disa hapa ju do ta ndihmoni fëmijën tuaj të arrijë rezultate më të mira në shkolle. Sigurohuni që ai kryen ciklin e duhur të gjumit, mobilojeni dhomën e tij duke u bazuar në nevojat e tij të gjumit, duke mos harruar gjënë më të rëndësishme- sigurohuni që femija jua të ketë dyshekun e duhur, i cili do të kujdeset për mireqënien e tij totale për disa vjet.