- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Pse nuk mund të flesh mirë kur ndryshon shtëpinë?
Ndryshimi i shtëpisë është një ngjarje e madhe në jetën tonë. A e dini se mund të duhet deri në një muaj për tu rehatuar plotësisht në shtëpinë tuaj të re? Edhe kur thjesht shkoni për të studiuar, ose për të gjetur një punë të re, ajo përfaqëson fillimin e një epoke të re. Kur dilni me partnerin tuaj ose me familjen tuaj në një shtëpi të re, kjo madje rrit edhe më shumë tensionet. Kështu që, nuk është çudi që gjatë kësaj kohe ndiheni të stresuar, ose të mbingarkuar, që ndikon në një gjumë të keq gjatë natës.
Ndryshimi i shtëpisë është një ngjarje e madhe në jetën tonë. A e dini se mund të duhet deri në një muaj për tu rehatuar plotësisht në shtëpinë tuaj të re? Edhe kur thjesht shkoni për të studiuar, ose për të gjetur një punë të re, ajo përfaqëson fillimin e një epoke të re. Kur dilni me partnerin tuaj ose me familjen tuaj në një shtëpi të re, kjo madje rrit edhe më shumë tensionet. Kështu që, nuk është çudi që gjatë kësaj kohe ndiheni të stresuar, ose të mbingarkuar, që ndikon në një gjumë të keq gjatë natës.
Planifikoni paraprakisht lëvizjen dhe përgatitni një plan të detajuar. Kërkoni ndihmën e miqve tuaj për lëvizjen e kutive, pastrimin dhe detyra të tjera. Punësimi i një kompanie që ndihmon për ndryshimin e shtëpisë, mund të jetë gjithashtu i dobishëm. Paketimi i objekteve tuaja të preferuara, ku shumica prej tyre mund të thyhen ose janë të rënda, mund të marrë mjaft kohë. Përqendrohuni gjatë kësaj kohe për të rivlerësuar gjërat tuaj dhe për të hedhur sendet e panevojshme. Etiketoni kutitë në mënyrë që të dini se çfarë keni paketuar në cilën kuti. Kjo gjithashtu do ta bëjë më të lehtë procesin e lëvizjes. Mos harroni të gjeni kohë për t'u çlodhur. Bëni disa ushtrime frymëmarrjeje ose thjesht bëni një shëtitje për të relaksuar mendjen tuaj. Sigurohuni që të ushqeheni mirë, të konsumoni mjaftueshë ujë dhe të pushoni.
Sigurohuni që trupi juaj të ketë kohë për t'u rigjeneruar
Kujtdo që i është dashur të lëvizë në një shtëpi të re, e di se, përveçse është e vështirë mëndërisht, gjithashtu është mjaft e mundimshme për trupin. Kjo ndodh veçanërisht sepse ka shumë punë fizike të përfshirë. Muskujt tuaj do të jenë të lodhur dhe mund t'ju dhëmbin. Për shkak të qëndrimit në këmbë për periudha të gjata kohore, këmbët tuaja do të jenë të rënda dhe mund t'ju dhëmbin. Ngritja dhe mbajtja e kutive, mobiljeve dhe sendet e tjera do të rëndojnë shpinën tuaj. Nëse përveç paketimeve, ju duhet të punoni edhe 8 orë, me shumë mundësi do të keni një natën të gjatë. Mundohuni të mos i përkeqësosh gjërat duke fjetur në një sipërfaqe të papërshtatshme, gjë që mund të rezultojë në zgjime të shumta gjatë natës dhe me një mëngjes plot dhimbje shpine.
Si të përmirësoni gjumin tuaj gjatë lëvizjes në shtëpinë e re
Sidomos kur ndryshojmë nga vendi i vjetër në atë të ri ku nuk e kemi ende shtratin gati, ne zakonisht improvizojmë me gjumin. Për të ndihmuar veten të flini më mirë, përdorni një shtresë dysheku që do të shtojë rehatinë dhe ndihmon në mbështetjen e trupit tuaj në mënyrë më të përshtatshme. Më vonë, kur të mund të flini në shtratin tuaj, mund ta përdorni atë për mysafirët tuaj ose ta vendosni në dyshekun tuaj për të rritur rehatinë.
Gjumi në shtëpinë tuaj të re
Janë bërë studime që pretendojnë se gratë rrotullohen gjatë gjumit në shtëpinë e tyre të re deri në 16 ditë, ndërkohë burrat 13. Më pas janë edhe 2 javë të tjera përpara së të ndihen plotësisht të qetë sërisht. Arsyet e një gjumi te keq, janë ndjenja e sigurisë, përshtatja me fqinjët e rinj dhe mjediset e reja, njerëz të rinj, e kështu me radhë. Kjo sjell deri në një muaj gjumë jo cilësor, kështu që zgjidhni me kujdes dyshekun tuaj.
Si duhet të jetë dysheku juaj?
Pavarësisht se ku dhe për sa kohë do të lëvizni, ka shumë pak gjasa që ta merrni dyshekun tuaj të vjetër me vete. Zakonisht, në fillim, ne pranojmë dyshekun që është tashmë në apartament ose blejmë të ri. Për shkak të të gjitha shpenzimeve, shumë njerëz gjejnë zgjidhje te produktet më të lira për sa i përket gjumit, ku zgjedhja e tyre mund të mos jetë e përshtatshme për ta.
Nëse edhe ju e gjeni veten në këtë situatë, kontrolloni nëse mund të keni disa rezerva në buxhetin tuaj, merrni kohën e nevojshme për të parë çfarë lloj dysheku ju përgjigjet nevojave tuaja dhe investoni me zgjuarsi. Kjo me siguri do të rezultojë në një gjumë më të mirë, më freskues, duke e bërë më të këndshme kalimin në shtëpinë tuaj të re.