- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Nuk është gjë e re që prindërit pyesin veten nëse foshnja e tyre do të ndjehet më rehat nëse fle në një jastëk.
Por përgjigjja e vërtetë për këtë pyetje, varet nga mosha e foshnjes dhe hapsira e tij e fjetjes.
Nëse fëmija juaj është më pak se 2 vjeç, nuk rekomandohet përdorimi i jastëkut. Një femijë nën 2 vjeç, normalisht nuk ka nevojë për mbështetje të kokës dhe egziston rreziku që ai të asfiksohet gjatë gjumit për shkak të jastëkut. Gjithashtu,nëse ai ka filluar të ecë dhe i pëlqen të kacavirret, jastëku do ta ndihmojë atë të kalojë anësoret e shtratit duke rrezikuar të bjerë.

Specialistët sygjerojnë mospërdorimin e jastëkut deri të paktën në moshën 2 vjeçare dhe veçanërisht derisa fëmija të mos flerë më në shtratin për foshnjet. Edhe kur fëmija është më i rritur, nuk është jashtëzakonisht e nevojshme që ai të flerë në jastëk. Nëse vendosni ti jepni fëmijës suaj një jastëk, sigurohuni që ai ti përshtatet nevojave të tij dhe mos i jepni një jastëk të çfarëdoshëm që ju gjendet në shtëpi. Jastëku duhet të jetë relativisht i fortë në mënyrë që koka e fëmijës të mos ”zhytet’’ gjatë gjumit.
Duhet të jetë më i vogël se një jastëk normal sikurse për të rriturit dhe sigurisht që mund të lahet, për të eleminuar aksidentet e vogla që mund të shkaktojnë foshnjet. Nëse ai\ajo vuan nga alergjitë, më e mira do të ishte të blinit një jastëk anti-alergjik. Nëse ende nuk jeni të sigurt nëse është koha e duhur për të blerë një jastëk për bebin tuaj, këshillohuni me mjekun. Ose mund të prisni derisa fëmija juaj t’jua kërkojë vetë jastëkun, ose kur vini re se ai shfaq probleme me fjetjen pa jastëk.