ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

5 arsye për ndërrimin e dyshekut

Zgjoheni e lodhur, pa energji dhe me dhimbje shpine? Flini mjaftueshëm por ende nuk ndjeheni të çlodhur? Problemi mund të jetë dysheku juaj- ndoshta është koha për një ndryshim! Ju kemi përgatitur një guidë për ndryshimin e dyshekut duke përfshirë dhe disa arsye se pse dhe si ta ndryshoni dyshekun tuaj.

Zgjoheni e lodhur, pa energji dhe me dhimbje shpine? Flini mjaftueshëm por ende nuk ndjeheni të çlodhur? Problemi mund të jetë dysheku juaj- ndoshta është koha për një ndryshim! Ju kemi përgatitur një guidë për ndryshimin e dyshekut duke përfshirë dhe disa arsye se pse dhe si ta ndryshoni dyshekun tuaj.

1. Kur është koha e duhur për ndryshimin e dyshekut?

Nëse flini mjaftueshëm dhe sërish zgjoheni të lodhur ose nëse keni dhimbje të vazhdueshme shpine dhe qafe, atëhere është padyshim koha e duhur për ta ndryshuar dyshekun tuaj. Shpesh herë ndodh që të mos i keni vënë re këto probleme apo fajësoni shkaktarë të tjerë, e më pas kur shkoni me pushime dhe flini në një dyshek tjetër, vini re diferencën në rehatinë e gjumit. Duhet ti kushtoni vëmendje gjithmonë shenjave; a është grisur, janë krijuar gropa në zonat në të cilat flini? Nëse po, atëhere kjo është koha qe ju të ndërroni dyshekun.

Por edhe nëse nuk shfaq këto shenja, dysheku mund të jetë i dëmtuar. Kur ishte hera e fundit që e ndërruat? Nëse keni 7 vite ose më shumë, ka ardhur koha që ta ndërroni; duke marrë parasysh se jetëgjatësia e dyshekëve është 7 vjeç. Ndoshta ndjeni se dysheku juaj është në rregull pavarësisht faktit që është vjetëruar- por 75% e personave që morën një dyshek të ri thanë se tashmë flenë më mirë sesa më përpara.

2. Si të zgjidhni dyshekun e duhur për ju?

Është e rëndësishme që ti dedikoni kohën e duhur zgjedhjes së llojit të duhur të dyshekut për ju. Pyetja e parë, së cilës duhet ti përgjigjeni është madhësia dhe çmimi që mund të jetë një fakor i rëndësishëm gjithashtu. Ju gjithashu duhet të vendosni nëse preferoni një dyshek të butë ose të fortë. Kjo varet nga pozicioni i fjetjes por duhet të merni në konsideratë llojin e dyshekut në të cilin keni fjetur deri më tani.

3. Testojeni dyshekun! Sapo jeni informuar mbi dyshkun tuaj të preferuar, është koha që ta provoni atë!  Merrni të gjithë kohën që ju nevojitet kur dilni për të blerë një dyshek, dhe mos harroni të vishni dicka të rehatshme, në mënyrë që të jeni të aftë ta provoni tëresisht rehatinë e dyshekut tuaj të ri. Do të ishte shumë mirë nëse do të vinit me pizhama- por meqë ky nuk është një opsion, tutat apo diçka e ngjashme me to, do të ishte shumë mirë. Rezistojini dëshirës për të qëndruar vetëm disa sekonda të shtrirë në çdo dyshek. Zgjidhni të preferuarit tuaj dhe shtrihuni për të paktën 10 minuta në secilin prej tyre. Kjo është një nga mënyrat për të kuptuar sesi do të ndjeheni nëse kaloni 8 orë në atë dyshek.

4.Kontrolloni detajet!

Kur vjen koha për të zgjedhur dyshkun, elementi më i rëndësishëm është vetë dysheku sigurisht, por do t’ju nevojitet pak kohë për të kontrolluar detajet të cilat do ta bëjnë procesin e blerjes shumë më të thjeshtë. Nëse nuk mund ta përballoni blerjen e një dysheku, kontrolloni nëse mund ta bëni blerjen me këste- kjo do ta bënte çmimin e tij më të përballueshëm. Një faktor tjetër i rëndësishëm është dërgesa e tij në shtëpi; nëse dysheku juaj i ri është shumë i madh, me siguri do të keni problem për ta trasportuar me makinën tuaj të vogël. Trasportimi i tij në shtëpinë tuaj do të ishte një ndihmë shumë e madhe.

5. Çfarë të bëni me dyshekun tuaj të vjetër?

Sapo të keni marrë një dyshek të ri në shtëpi, menjëherë do të filloni të mendoni se çfarë do të bëni me dyshekun tuaj të vjetër. Nëse është ende në formë të mirë, provoni ta shisni online apo t’ja dhuroni dikujt që mund ti nevojitet më shumë se ju. Por nëse dysheku nuk është në gjendje të mirë, ju mund ta hidhni në plehera.

Pyetjet e zakonshme për dyshekët

Ndjeheni të humbur kur behet fjalë për të blerë një dyshek të ri- fundja, është diçka që nuk e bëjmë çdo ditë. Por zgjedhja e dyshekut të duhur që i përshtatet nevojave tuaja është më e rëndësishme sesa mund ta imagjinoni. Në fund të fundit ne shpenzojmë 1\3  e jetës tonë në shtrat, kështu që dysheku i zgjedhur do të jetë i pranishëm në jetën tonë për disa kohë.

Nëse jeni lodhur duke u zgjuar me dhimbje qafe dhe shpine, apo jeni të mërzitur sepse zgjoheni më të lodhur sesa kur shkuat në shtrat, ndoshta është koha që  më në fund të blini një dyshek të ri- dhe me informacionin e duhur, i gjithë procesi do të jetë shumë i lehtë.

Pyetja: sa shpesh e ndërroni dyshekun?

  • Keni problem me gjumin?
  • Zgjoheni më të lodhur sesa kur shkuat në shtrat?
  • Zgjoheni me dhimbje qafe dhe shpine ?
  • Kolliteni dhe teshtini gjatë natës?

Përgjigje: Nëse përgjigjia e ndonjëres prej pyetjeve të mesipërme është Po, atëhere ka ardhur koha të ndryshoni dyshekun.

Jetëgjatësia mesatare e dysheku është nga 8-10 vjet.

Pra nëse keni blerë dyshekun tuaj përpara 8 viteve është koha që ta ndryshoni. Nëse mendoni se dysheku juaj mund ta kryej punën e tij mirë për më shumë se 10 vjet, disa llogaritje të thjeshta do ta ndryshojnë këtë mendim.

30,000 orë përdorimi

Nëse kaloni 8 orë përditë në shtrat (ndoshta edhe më shumë, përveç gjumit, ju qëndroni në shtrat kur lexoni, kur shihni TV, kur jeni sëmurë...) Ju shpenzoni 3000 orë në shtrat gjatë një viti. Në 10 vjet  llogariten 30,000 orë përdorimi.

Ende nuk jeni bindur që dysheku juaj duhet ndërruar?

Pyetja: Si ta kuptojmë se është koha e duhur për të ndryshuar dyshekun?

Përgjigje: Jetëgjatësia mesatare e dyshekut tuaj është midis 8-10 vjet, por në disa raste dysheku duhet ndryshuar më shpesh. Edhe pse dysheku juaj mund të mos jetë edhe aq i vjetëruar, por po përjetoni probleme me gjumin , ndryshimi i dyshekut mund të mos jetë një ide e keqe. Një dyshek i ri mund të kushtojë pak por kualiteti i gjumit do të jetë i paçmueshëm. Nëse nuk ndjeheni rehat në shtratin tuaj, nëse nuk zgjoheni të relaksuar dhe të ripërtërirë, ose nëse keni dhimbje shpine, është koha e duhur për të investuar në shëndetin tuaj.

Krahasoni kualitetin e gjumit në shtratin tuaj dhe në shtretër të tjerë

Është një marifet i cili do t’ju ndihmojë të vendosni nëse ju duhet apo jo një dyshek i ri. Nëse kuptoni se kualiteti i gjumit tuaj është më i mirë nëpër dyshekët e hoteleve, kur qëndroni tek miqtë apo edhe kur flini në divan, atëhere padyshim ka diçka qe nuk shkon mirë me dyshekun tuaj.

Vështrojeni mirë dyshekun tuaj

  • Është plot me gunga dhe parregullsi të tjera?
  • Bini në një gropë të thellë sa herë shtriheni?
  • A duket i vjetëruar dysheku juaj?
  • Le shenja mbi trupin tuaj?  

Të gjitha këto janë shenja që ju tregojnë se keni nevojë për një dyshek të ri.

Pyetje: Sa duhet të shpenzojmë për një dyshek?

Përgjigje: Kjo varet sesa shumë dëshironi të shpenzoni, por çmimi nuk është gjithmonë garantues për cilësinë e dyshekut- sidoqoftë, nëse blini dyshekun më të lirë në treg, kjo nuk do t’ju përmirsojë cilësinë e gjumit, nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të ndjeni nevojën për të blerë një të ri.

Cilësia e gjumit mund të përmirsojë ose përkeqësojë cilësinë e jetës suaj në mënyrë drastikë Dysheku juaj luan një rol të rëndësishëm në këtë

  • Sa i rëndësishëm është gjumi i mbrëmjes për ju?
  • Sa shumë e urreni dhimbjen e shpinës dhe e qafës?
  • Sa e rëndësishme është mirëqënia për ju?
  • A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse po ja dilni mirë në punë dhe në shtëpi nëse jeni vazhdimisht të lodhur?  

Sapo filloni ti përgjigjeni këtyre pyetjeve, shpenzimi i një shume të madhe parash për një dyshek të një cilësie të mirë nuk do t’ju duket më edhe aq çmenduri, apo jo?

Blini dyshekun më të mirë qe mund të përballoni të blini- nuk do të pendoheni.

Pyetja : Si të veproj për blerjen e një dysheku të ri?

Përgjigje: Gjëja më e rëndësishme është që të merrni aq kohë sa ju nevojitet  për të zgjedhur. Dysheku do  të luajë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj, prandaj mos zgjidhni të parin që shikoni.

  • Është  ide e mirë nëse kërkoni gjatë gjithë ditës, nëse shkoni në një dyqan të specializuar dhe provoni dyshekë të ndryshëm.  
  • Vishni diçka komode dhe shrihuni në disa dyshekë qe ju dukën të mirë për ju, në pamje të parë.  
  • Mos kini turp- mos kini frikë të shtriheni në një dyshek dhe kaloni disa kohëe në të; është një nga mënyrat për të testuar plotësisht nëse është i duhuri për ju.

100% vendimi i duhur

Dyshekët Dormeo vijnë me një përiudhë të caktuar kohe. Nëse nuk jeni të kënaqur me dyshekunn tuaj, ju mund ta riktheni atë pas 30 ose 60 ditës  pas blerjes dhe ne do t’ju kthejmë paratë mbrapsht. Pa asnjë pyetje.

Po blini një dyshek për dy vetë?

Atëhere do të ishte mirë që ti provonit dyshekët sëbashku. Merrni kohën që ju nevojitet dhe mendojeni mirë zgjedhjen tuaj- është një vendim i rëndësishëm që do të këtë një ndikim të madh në jetën tuaj.

Nëse keni dëshira të ndryshme në lidhje me fortësinë e dyshekut, atëhere ju duhet të provoni dyshekun iMemory Silver . Dy dyshekë të ndryshëm të kombinuar në një të vetëm, në mënyrë që secili prej jush të vendosë për fortësinë e dëshiruar.  Nëse blini dyshekun  iMemory Silver , keni bërëzgjedhjen e duhur.