ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

3 arsye përse duhet ta ndryshoni jastëkun

Ju duhet ta ndryshoni jastëkun aq shpesh sa furçën e dhëmbëve.

Zgjoheni me dhimbje qafe apo koke, ngrirje të muskujve të qafës? Mos ndoshta jua shkakton jastëku këto? Mesatarja e orëve që një person fle në një jastëk është 7 deri në 8 orë. Duke ditur se kur është koha për ta ndryshuar jastëkun tuaj, do t'ju ndihmojë që të flini mirë dhe të keni një shëndet të mirë.

Arsyet kryesore përse duhet të ndryshoni jastëkun

Ju duhet ta ndryshoni jastëkun aq shpesh sa furçën e dhëmbëve.

Zgjoheni me dhimbje qafe apo koke, ngrirje të muskujve të qafës? Mos ndoshta jua shkakton jastëku këto? Mesatarja e orëve që një person fle në një jastëk është 7 deri në 8 orë. Duke ditur se kur është koha për ta ndryshuar jastëkun tuaj, do t'ju ndihmojë që të flini mirë dhe të keni një shëndet të mirë.

Arsyet kryesore përse duhet të ndryshoni jastëkun

1.Alergjitë

Studimet e fundit tregojnë se jastëku është një ekosistem insektesh dhe kërpudhash shumë të dëmshme për shëndetin.Studimet përmendin se jastëku normal përmban më shumë se 1 milion kërpudha nëpër poret e tij. Duke mos harruar se jastëku ka mijëra pore për gram. Studime të tjera tregojnë se jastëku mbledh pluhur dhe merimanga apo krijesa të tjera mikroskopike që ushqehen me lekurën e njeriut. Një vëzhgim i bërë në vitin 2000 në Institutin Kombëtar të Shkencës së Përgjithshme të Shëndetësisë, tregoi se më shumë se 22 milion familjarë në Amerikë, janë alergjik ndaj pluhurit që mbledh shtrati, duke u shkaktuar probleme me frymëmarrjen.  

2.Mbështetja dhe fortësia

Ndërkohë që, mesatarja e orëve që njeriu fle është 7 orë në ditë, pozicioni i kokës dhe qafës gjatëkësaj kohe mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në strukturën e qafës, në vertebrat e saj, si edhe në muskujt dhe pozicionin e kokës. Nuk doni të kaloni gjithë ditën të shtrirë dhe me kokën e përkulur në një pozicion të çuditshëm? Pse koka juaj nuk mund të qëndrojë në pozicionin e duhur gjatë natës? Jastëkët me kalimin e kohës dobësohen dhe deformohen. Mbushja e brendshme fillon të shkërmoqet. Rezultati është mbështetja jo e mirë e kokës. Nëse e shkundni jastëkun për të mbushur gropat, apo e ktheni atë shpesh,flakeni atë dhe blini një të ri.  Jstëkët që shfaqin këto probleme apo u duhet një kohë e gjatë të kthehen në pozicionin e mëparshëm, janë vjetëruar. Jastëkë të tillë nuk e kryejnë mirë funksionin e tyre, dhe sigurisht nuk është si në gjendjen kur e bletë. Nëse ai paloset hidheni menjëherë. Nëse zgjoheni gjatë natës për të kthyer jastëkun, trupi juaj po mundohet t'ju tregojë diçka.  Nëse keni jastëk të tillë,është mëse e qartë se duhet të blini një të ri sa më parë.  

3.Edhe doktorët e rekomantojnë

Për të ulur rrezikun e dhimbjes së qafës, kokës apo ngrirjen e muskujve, Dr.Josh Koenig rekomandon jastëk të cilët sigurojnë mbështetje të pasme të kokën tuaj në mënyrë që koka juaj të jetë në kontakt me sipërfaqjen e shtratit.  

Një jastëk i mirë do t'ju bejë të ndjeheni mirë

Ne shpenzojmë 1/3 e jetës tonë në shtrat, prandaj është shumë e rëndësishmë që ne të ndjehemi mirë në të. Mesiguri, ju keni shpenzuar shumë kohë për të zgjedhur dyshekun e duhur, por kur vjen koha për të zgjedhur jastëkun e ri, nuk i kushtoni aq shumë rëndësi. Por do të habiteni kur të kuptoni sesa i rëndësishëm është jastëku në mirëqënien dhe shëndetin tuaj në përgjithësi. Mësoni me poshtë sesi jastëku i duhur mund t'jua ndryshojë jetën. Jastëku redukton stresin

Ndoshta duket e çuditshme, por është e vërtetë–jastëkët e butë në të cilët ju mund të mbështeteni dhe të relaksoheni, redukton stresin e përditshëm dhe përmirson cilësine e jetës. Reduktimi i stresit jo vetëm përmirëson humorin, por gjithashtu edhe shëndetin. Ndjeheni të lumtur dhe të sigurt në shtratin tuaj? Ndoshta nuk i kushtoni mjaftueshëm vëmendje por do të habiteni sesa i rëndësishëm është. Shtrati duhet të jetë''një pjesë e vogël parajse'', një hapsirë ku ju të qetësoheni dhe relaksoheni, duke bërë që çdo natë e kaluar në të jetë''një karikim baterish'' për ditën e re.

Jastëku mund t'ju ndihmojë të çliroheni nga dhimbjet e shpinës dhe qafës Duke qënë se ne shpenzojmë shumë kohë në shtrat , është shumë e rëndësishme që ne të qëndrojmë në pozicionin e duhur. Ndjeni shumë dhimbje shpine dhe qafe? Ndonjëherë dhimbja e shpinës mund të shkaktohet nga pozicionin i ndejtjes gjatë ditës, por duhet të fajsoni edhe pozicionin e papërshtatshëm të fjetjes. Gjetja e jastëkut të duhur do tju sigurojë mbështetjen e duhur për qafën dhe shpinën, do t'jua ndryshojë jetën tërësisht- thjeshtë imagjinoni që zgjoheni çdo mëngjes me dhimbje shpine dhe qafe.

Jastëku ndihmon gjithashtu për alergjitë Vuani nga alergjitë? Kollitja, teshtimat, probleme në frymëmarrje, bllokimi i hundëve dhe kruajtja e syve janë simtomat e para të alergjisë. Nëse i ndeshni shpesh këto probleme gjatë natës, jastëku juaj mund të jetë përgjegjës për këtë, por gjithashtu mund t'jua zgjidhë këtë problem. Jastëkët e rinj hipoalergjik mund t'ju ndihmojnë që të luftoni alergjitë që gjenden shpesh në jastëk dhe në shtrat.

Jastëku ju ndihmon të flini më mirë Nëse vuani nga pagjumësia apo zgjoheni shpesh natën, një jastëk i ri mund t'ju ndihmojë. Një numër i madhë problemesh, dhe disa prej tyre ju nuk i vini re, mund të zgjidhen me një jastëk të ri.Ndoshta jastëku juaj nuk është mjaftueshëm i rehatshëm dhe  prandaj ju nukmund të gjeni një pozicion të mirë për të fjetur. Ndoshta forma e jastëkut tuaj, nuk i përshtatet trupit dhe pozicionit në të cilin ju flini. Ndoshta, jastëku është vjetëruar shumë dhe është plot me bakterie që prishin ëndrrat e bukura.Një objekt i vogël si jastëku, mund të përmirësojë gjumin e natës.

Jastëku ju ndihmon të përballoni të nxehtin dhe të ftohtin A ndjeheni shumë të ftohtë ose shume të ngrohtë gjatë natës? Një pjesë e këtij problemi vjen si pasojë e ndërrimit të temperaturës sipas stinës, por një pjesë mund të jetë fshehur në jastëkun tuaj, apo në aftesinë e tij për të rregulluar temperaturën ndërsa ju flini. Jastëkët modern mund t’ju ndihmojnë me këtë problem.Disa materiale rregullojnë temperaturën më mirë sesa disa të tjerë dhe nëse gjatë natës mbuloheni me djersë për shkak të vapës, atëherë duhet të provoni jastëkët të cilët janë të bërë me materiale të cilat rregullojne temperaturën. Kështu dhe nata do të bëhet më e rehatshme.

Pse duhet të zëvendësoni jastëkun?

Jastëkët na ndihmojnë të flemë gjatë natës. Ato sigurojnë mbështetje të butë për qafën dhe kokën, duke ndikuar direkt në shpinën tonë. Shumica e jastëkëve që lahen në lavatriçe fillojnë të prishen pas disa larjesh. Pyetja është sesa shpesh duhet ta përdorni jastëkun përpara se ta ndryshoni atë më një të ri. Jemi interesuar mbi këtë problem dhe kemi vendosur t'i ndajmë me ju rezultatet.

Substancat që shkaktojnë alergji dhe kafshë të tjera

Nëse vuani nga alergjitë, atëherë jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për ti reduktuar simptomat. Ju kemi përmendur këshilla të ndryshme si p.sh., larja e mbulesave në ujë të nxehtë. Por a është e mjaftueshme larja e tyre? Pyeteni veten, '' A duhet ta laj jastëkun?'' dhe mendohuni nëse do të ishte më mirë ta zëvëndësoni  atë komplet. Jastëkët me kalimin e kohës mbledhin papastërtitë e trupit dhe lekurën e vdekur, edhe kur i mbulon ato me këllëf për jastëkë.  Këto tërheqin bakteriet që zakonisht shkaktojnë alergjitë. Pluhuri sëbashku me bakteriet, mykun dhe procese njerëzore si frymëmarrja  apo pështyma, e bën jastëkun të pashëndetshëm për te fjetur. Ekspertët rekomandojnë që personat që vuajnë nga alergjitë, duhet ta ndryshojnë jastëkun çdo 1 ose 3 vjet. Duke përdorur mbulesa për jastëk mund ta dyfishoni këtë periudhë.

Mbulesat e jastëkëve ngjajnë si jastëk të bardhë me zinxhirë. Edhe pse ata ngjajnë si mbulesa normale jastëkësh, ato janë dizenjuar posaçërisht për të parandaluar depërtimin e pluhurit dhe bakterieve. Mbulesat janë barriera mes bakterieve dhe pjesës së brendshme të jastëkut tuaj. Mbështetja Nëse nuk keni shqetësime përsa i përket alergjisë, ju mund ta kuptoni lehtësisht që jastëku juaj nuk ofron mbështetjen e duhur. I sheshtë apo me gropa jastëku mund të jetë shumë i parehatshëm dhe mund të zëvendësohet lehtë.

Doktor Michael Breus,një psikolog ekspert në kompaninëWebMD.com dhe autori i librit që ju rekomanduam "Gjumë tëëmbël- programi 4 javor për një gjumë më të mire dhe një shëndet  të mirë“, deklaron se një jastëk i vjetërmund të shkaktojë probleme në pozicionin e vertebrave duke shkaktuar dëmtime edhe te shpina, kjo çon në dhimbje shpine, qafe dhe këmbësh, madje edhe dhimbje koke . Këshillohet ndërrimi i jastëkëve çdo 1 ose 2 vjet, por edhe më shpesh.

Testojeni jastëkun tuaj  Nëse doni të kuptoni që jastëku juaj duhet zëvëndësuar, provoni këto teste.  Nëse keni një jastëk me material poliester, paloseni dhe vendosini një këpucë në mes. Nëse jastëku shkon  vetë në formën e mëparshme dhe e hedh tutje këpucën, është ende në gjëndje të mirë. Nëse ''fiton'' këpuca, jastëku juaj duhet zëvendësuar.

Nëse keni një jastëk me pendë, paloseni dhe mundohuni ti nxirrni sa më shumë ajër. Kur ta lëshoni jastëku duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme. Nëse nuk kthehet, atëherë jastëku juaj duhet zëvendësuar.

Fjetja

Mungesa e gjumit mund të ndikojë në të gjitha aspektet e jetës sonë. Prandaj është shumë e rëndësishme që të bëjmë çdo gjë për të pasur një gjumë të rehatshëm çdo natë. Një mënyrë e lehtë për ta realizuar këtëështë që të sigurohemi që problemi nuk është jastëku. Një jastëk shumë i sheshtë apo me shumë gunga, nuk është ai që i nevojitet kokës, qafës dhe shpines, madje mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore si depresion, sëmundjet e zemrës, irritim, reagim i vonuar  apo dridhje.

Ekspertët e gjumit rekomandojnë ndërrimin e jastëkëve çdo 2 ose 3 vjet, dhe sygjerojnë që jastëkët e preferuar nuk duhet të përdoren për më shumë se disa muaj. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ne i japim shumë rëndësi gjërave jo dhe aq të rëndësishme si veshja apo këpucët, dhe rrallë herë i japim të njëjtën rëndësi jastëkut tonë. Blerja e një jastëku të një cilësie të lartë, që i përshtatet nevojave dhe siguron ndjesine e komfortit, do t'ju përmirësojë kualitetin e gjumit.